Philips PSG6042/20 Руководство по эксплуатации онлайн [50/64] 875380

Philips PSG6042/20 Руководство по эксплуатации онлайн [50/64] 875380
50
SHQIP
Hyrje
Urime për blerjen dhe mirë se vini pranë Philips! Për të përtuar plotësisht nga mbështetja që ofron
Philips, regjistrojeni produktin në faqen www.philips.com/welcome.
E rëndësishme
Lexojeni me kujdes fletëpalosjen e informacionit të rëndësishëm përpara se ta vini në punë pajisjen.
Ruajini të dy dokumentet për referencë në të ardhmen.
Kjo pajisje është krijuar vetëm për përdorim shtëpiak. Për çfarëdo përdorimi komercial, të
papërshtatshëm apo mospajtimi me udhëzimet, prodhuesi nuk merr përsipër asnjë përgjegjësi dhe
garancia nuk vlen për raste të tilla.
Rrezik
Mos e zhysni kurrë pajisjen në ujë.
Paralajmërim
Mos e përdorni pajisjen nëse spina, kordoni elektrik, zorra e avullit apo pajisja vetë paraqet
dëmtime të dukshme, apo nëse pajisja është rrëzuar apo pikon. Për riparim ose shërbim, ju duhet ta
kontrolloni pajisjen te Philips, te një qendër servisi e autorizuar nga Philips ose persona të ngjashëm
të kualikuar.
Kontrolloni nëse voltazhi i përcaktuar në pllakën e specikimeve përkon me voltazhin e linjës lokale
përpara se ta vini në punë pajisjen.
Mos e lini pa mbikëqyrje pajisjen kur është e lidhur në rrjetin elektrik.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e lart dhe persona me aftësi të reduktuara
zike, shqisore apo mendore, apo që kanë mungesë përvoje dhe njohurish vetëm nëse u kushtohet
mbikëqyrja e duhur apo u jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e sigurt të pajisjes, si dhe nëse
kuptojnë rreziqet e përfshira.
Fëmijëve të moshës 8 vjeç e lart u lejohet ta pastrojnë pajisjen dhe të kryejnë procedurën e heqjes së
bigorrit apo Calc-Clean vetëm nëse janë të mbikëqyrur.
Mos i lini fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni hekurin dhe kordonin elektrik të tij në vende ku nuk arrihen dot nga fëmijët e moshës 8 vjeç
e poshtë kur pajisja është e ndezur apo duke u ftohur.
Përdoreni hekurin me kujdes dhe mos e drejtoni asnjëherë avullit drejt njerëzve apo kafshëve, sepse
pajisja lëshon avull që mund të shkaktojë djegie.
Mos e lini kordonin elektrik dhe zorrën e avullit të bien në kontakt me pllakën fundore të hekurit.
Kur aktivizohet avulli mbajini gishtat apo dorën larg pllakës fundore të hekurit që të shmangni
djegien gjatë hekurosjes.
KUJDES: Sipërfaqe e nxehtë
Sipërfaqet mund të nxehen gjatë përdorimit (për hekurat me simbol nxehtësie të
shënuar mbi pajisje).
Kujdes
Mos e lini pajisjen pa mbikëqyrje gjatë procesit Calc-Clean.
Hiqjani skorien apo kryeni procesin Calc-Clean te gjeneratori i avullit në përputhje me udhëzimet në
kreun "Pastrimi dhe mirëmbajtja".
Kryeni gjithmonë procesin Calc-Clean me depozitën Calc-Clean dhe mos e ndërpritni procesin.
Mos e lini hekurin në këmbë gjatë procesit Calc-Clean, sepse uji i nxehtë mund të derdhet jashtë.
Pas procesit Calc-Clean, depozita Calc-Clean nxehet. Pritni për rreth 5 minuta që të ftohet përpara se
ta prekni atë.
Pajisja duhet të përdoret dhe të vendoset mbi një sipërfaqe të rrafshët dhe nxehtësiduruese. Kur e
vendosni hekurin jashtë mbajtëses së vet, sigurohuni që sipërfaqja mbi të cilën e vendosni të jetë e
qëndrueshme. Mbajtësja është thembra e hekurit ose pjesa ku vendoset hekur kur qëndron pa punë.
Pajisjen lidheni vetëm me priza të tokëzuara.
Çmbështilleni plotësisht kordonin elektrik përpara se ta fusni në prizë.

Похожие устройства

Скачать