Electrolux EOF5C50BV Руководство по эксплуатации онлайн [17/372] 875804

Electrolux EOF5C50BV Руководство по эксплуатации онлайн [17/372] 875804
12.1 Shënime për pastrimin
Agjentët e
pastrimit
Pastroni vetëm me një copë me mikrofibra pjesën ballore të pajisjes me ujë të ngrohtë dhe
një detergjent të butë. Pastroni dhe kontrolloni guarnicionin e derës rrotull kornizës së
hapësirës së brendshme.
Përdorni një solucion pastrues për të pastruar sipërfaqet metalike.
Pastroni njollat me një detergjent të butë. Mos e aplikoni mbi sipërfaqet katalitike.
Përdorimi i
përditshëm
Pastrojeni hapësirën e brendshme pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës ose mbetjeve të
tjera mund të shkaktojë zjarr.
Në pajisje ose në panelet e dyerve prej xhami mund të kondensohet lagështi. Për të ulur
kondensimin, lëreni pajisjen të punojë për 10 minuta para gatimit. Mos e ruani ushqimin në
pajisje për më shumë se 20 minuta. Thani brendësinë vetëm me një copë me mikrofibra pas
çdo përdorimi.
Aksesorët
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni vetëm një
leckë me mikrofibra me ujë të ngrohtë dhe detergjent të butë. Mos i pastroni aksesorët në
pjatalarëse.
Mos i pastroni aksesorët që nuk ngjisin duke përdorur pastrues gërryes ose objekte me majë
të mprehtë.
12.2 Mënyra e heqjes: Mbajtëset e
rafteve / panelet katalitike
Hiqni mbajtëset e rafteve / panelet katalitike
për të pastruar furrën.
Hapi 1 Fikni furrën dhe prisni derisa të ftohet.
Hapi 2 Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses
nga pareti anësor. Mbajeni pjesën e
pasme të mbajtëses së rafteve dhe
panelit katalitik në vend. Panelet
katalitike nuk janë ngjitur me paretet e
furrës. Ata mund të bihen kur hiqni
mbajtëset e rafteve.
Hapi 3 Tërhiqni pjesën e pasme të mbajtëses
së rafteve jashtë murit anësor dhe
hiqeni.
2
1
Hapi 4 Montojini mbajtëset e rafteve në
rendin e kundërt.
Kunjat mbajtës në treguesit
teleskopikë duhet të drejtohen
përpara.
SHQIP 17

Похожие устройства

Скачать