Electrolux EOF5C50BV Руководство по эксплуатации онлайн [5/372] 875804

Electrolux EOF5C50BV Руководство по эксплуатации онлайн [5/372] 875804
2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
2.1 Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta
instalojë këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Ndiqni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Instalojeni pajisjen në një vend të sigurt
dhe të përshtatshëm që plotëson kërkesat
e instalimit.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Përpara montimit të pajisjes, kontrolloni
nëse dera e pajisjes hapet pa pengesë.
Pajisja vjen me një sistem elektrik ftohjeje.
Duhet vënë në punë përmes lidhjes nga
priza.
Lartësia minimale e
mobilies (Mobilia nën
lartësinë minimale të
suprinës)
580 (600) mm
Gjerësia e mobilies 560 mm
Thellësia e mobilies 550 (550) mm
Lartësia e pjesës së
përparme të pajisjes
589 mm
Lartësia e pjesës së pasme
të pajisjes
570 mm
Gjerësia e pjesës së
përparme të pajisjes
594 mm
Gjerësia e pjesës së
pasme të pajisjes
558 mm
Thellësia e pajisjes 561 mm
Thellësia inkaso e pajisjes 540 mm
Gjerësia me derën të hapur 1007 mm
Madhësia minimale e
hapjes së ventilimit. Hapja
e vendosur në pjesën e
pasme poshtë
560x20 mm
Gjatësia e kabllos kryesore
të furnizimit. Kablloja është
vendosur në këndin e
djathtë të pjesës së pasme
1100 mm
Vidat e montimit 4x25 mm
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni prizën dhe
kabllon elektrike. Nëse kablloja elektrike
duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga
Qendra jonë e autorizuar e shërbimit.
Mos i lini kabllot elektrike që të prekin
derën e pajisjes ose t'i afrohen asaj apo
hapësirës poshtë pajisjes, veçanërisht kur
është në punë ose dera është e nxehtë.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
SHQIP 5

Похожие устройства

Скачать