Electrolux EIT60443X Руководство по эксплуатации онлайн [18/292] 878968

Electrolux EIT60443X Руководство по эксплуатации онлайн [18/292] 878968
8. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
8.1 Informacion i përgjithshëm
Pastrojeni pianurën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në mënyrën e
funksionimit të pianurës.
Përdorni një pastrues të veçantë të
përshtatshëm për sipërfaqen e pianurës.
Përdorni një kruajtëse të veçantë për
xhamin.
8.2 Pastrimi i pllakës së gatimit
Hiq menjëherë: plastikë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer,
ndryshe pllaka e gatimit mund të dëmtohet
nga papastërtia. Kini kujdes që të
shmangni djegiet.Përdorni kruajtësen
speciale të pianurës mbi sipërfaqen e
xhamit në një kënd të ngushtë dhe
rrëshqiteni tehun mbi sipërfaqe.
Hiqni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm:çmërsit, njollat e ujit, të
yndyrës, çngjyrosjet metalike. Pastrojeni
pianurën me një leckë të njomë dhe me
detergjent jo-gërryes. Pas pastrimit,
thajeni pianurën me një leckë të butë.
Hiqni çngjyrosjet e ndritshme metalike:
përdorni një solucion me ujë dhe uthull
dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me një
leckë.
9. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
9.1 Çfarë duhet bërë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Ndreqja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta vini
në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me rrjetin
elektrik ose nuk është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është lidhur
siç duhet me rrjetin elektrik.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që siguresa të ketë
shkaktuar keqfunksionimin. Nëse
siguresa digjet vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të kualifikuar.
Nuk e vendosët cilësimin e
nxehtësisë për 10 sekonda.
Aktivizoni përsëri pianurën dhe
vendosni cilësimin e nxehtësisë në më
pak se 10 sekonda.
Ju prekët 2 ose më shumë fusha
sensori në të njëjtën kohë.
Prekni vetëm një fushë sensori.
Pauzë është aktive. Referojuni "Pause".
Ka ujë ose njolla yndyre në panelin e
kontrollit.
Pastroni panelin e kontrollit.
18 SHQIP

Похожие устройства

Скачать