Electrolux EOB8S39WX Руководство по эксплуатации онлайн [34/900] 881905

Electrolux EOB8S39WX Руководство по эксплуатации онлайн [34/900] 881905
11.5 Si ta përdorni: Heqja e çmërsit
Përpara se të filloni:
Fikni furrën dhe prisni derisa
të ftohet.
Hiqni të gjithë aksesorët. Sigurohuni që sirtari i ujit të jetë
bosh.
Kohëzgjatja e pjesës së parë: rreth 100 minuta
Hapi 1 Vendoseni tavën e thellë në pozicionin e parë të raftit.
Hapi 2 Vendosni 250 ml solucion për largimin e çmërsit në sirtarin e ujit.
Hapi 3 Mbushni pjesën e mbetur të sirtarit të ujit me ujë deri në nivelin maksimal, derisa të
bjerë sinjali ose ekrani të shfaqë mesazhin.
Hapi 4 Zgjidhni: Menyja / Pastrimi.
Hapi 5 Aktivizoni funksionin dhe ndiqni udhëzimin në ekran.
Fillon pjesa e parë e procedurës së heqjes së çmërsit.
Hapi 6 Pas përfundimit të pjesës së parë, zbrazni tavën e thellë dhe vendoseni atë sërish në
raftin e parë.
Kohëzgjatja e pjesës së dytë: rreth 35 minuta
Hapi 7 Mbushni pjesën e mbetur të sirtarit të ujit me ujë deri në nivelin maksimal, derisa të
bjerë sinjali ose ekrani të shfaqë mesazhin.
Hapi 8 Kur të përfundojë funksioni, hiqni tavën e thellë.
Kur ky funksion është aktiv, drita fiket.
Kur përfundon heqja e çmërsit:
Fikni furrën. Kur furra është e ftohtë, thajeni
brendësinë me një leckë të
butë.
Lëreni derën e furrës të hapur
dhe prisni derisa pjesa e
brendshme të thahet.
Nëse mbetet çmërs në furrë pas heqjes së çmërsit, ekrani kërkon që të përsëritni procedurën.
11.6 Kujtuesi i heqjes së çmërsit
Për t'ju kujtuar që të kryeni funksionin e heqjes së çmërsit të furrës, ekzistojnë dy kujtues.
Kujtuesin e heqjes së çmërsit nuk mund ta çaktivizoni.
34/900
KUJDESI DHE PASTRIMI

Похожие устройства

Скачать