Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [18/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [18/678] 902262
Shqip
17
Mos e lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative karikuesit
Kjo mund të shkaktojë zjarr ose lëndime serioze.
Mos e përdorni pajisjen jashtë gjatë një stuhie
Nëse veproni kështu mund të shkaktoni goditje elektrike ose që pajisja të keqfunksionojë.
Përdorni bateri, karikues, aksesorë dhe mjete të aprovuara nga prodhuesi
Përdorimi i baterive ose karikuesve gjenerikë mund të shkurtojë jetën e pajisjes tuaj ose të
shkaktojë që pajisja të mos funksionojë mirë. Ato mund të shkaktojnë gjithashtu zjarr ose të
bëjnë që bateria të pëlcasë.
Përdorni vetëm bateri, karikues dhe kabllo të aprovuar nga Samsung të bërë posaçërisht për
pajisjen tuaj. Bateritë, karikuesit dhe kabllot e papërshtatshëm mund të shkaktojnë lëndime
serioze ose dëmtime në pajisjen tuaj.
Samsung nuk mban përgjegjësi për sigurinë e përdoruesit kur ai përdor aksesorë apo pajisje
që nuk janë miratuar nga Samsung.
Mos e mbani pajisjen në xhepat e pasmë apo përreth belit
Pajisja mund të dëmtohet, të pëlcasë ose të shkaktojë zjarr nëse ushtrohet tepër presion në
të.
Mund të lëndoheni nëse goditeni ose rrëzoheni.
Mos e rrëzoni ose mos i shkaktoni goditje forta pajisjes
Kjo mund të dëmtojë pajisjen ose baterinë, të bëjë që pajisja të dëmtohet ose të shkurtojë
jetëgjatësinë e saj.
Kjo gjithashtu mund të shkaktojë nxehje, djegie, zjarr ose rreziqe të tjera.
Mbajeni dhe vendoseni pajisjen dhe karikuesin me kujdes
Asnjëherë mos e vendosni baterinë ose pajisjen në një zjarr. Asnjëherë mos e vendosni
baterinë ose pajisjen pranë pajisjeve të nxehtësisë, si në furra mikrovalë, soba ose radiatorë.
Pajisja mund të shpërthejë kur mbinxehet. Ndiqni të gjitha rregullat lokale kur e hidhni
baterinë ose pajisjen e përdorur.
Asnjëherë mos e shtypni ose shponi pajisjen.
Shmangni ekspozimin e pajisjes në presion të lartë të jashtëm, e cila mund të çojë në qark të
shkurtër të brendshëm dhe mbinxehje.
Mbrojeni pajisjen, baterinë dhe karikuesin nga dëmtimet
Mos e ekspozoni pajisjen dhe baterinë në temperatura shumë të ftohta ose shumë të nxehta.
Temperaturat ekstreme mund të dëmtojnë pajisjen dhe të ulin kapacitetin e karikimit dhe
jetën e pajisjes dhe baterisë.
Mos lidhni direkt së bashku terminalet pozitive dhe negative të baterisë dhe mos i lejoni të
kontaktojnë me objekte metalike. Kjo mund të bëjë që bateritë të mos funksionojnë mirë.
Скачать