Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [28/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [28/678] 902262
Shqip
27
Hedhja e këtij produkti sipas rregullave
(Hedhja e Pajisjeve Elektrike dhe Elektronike)
Ky shënim mbi produkt, aksesor ose literaturë tregon që produkti dhe aksesorët
e tij elektronikë (si për shembull karikuesi, kufja, kablli USB) nuk duhet të hidhen
bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake.
Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve
nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi që t’i ndani këto sende nga
llojet e tjera të mbeturinave dhe t’i ricikloni ato me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e
vazhdueshëm të burimeve materiale.
Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin me pakicë nga i cili e kanë blerë këtë
produkt, ose zyrën e qeverisjes së tyre lokale, për të dhëna rreth vendit dhe mënyrës së dërgimit
të këtyre sendeve për një riciklim që respekton mjedisin.
Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shqyrtojnë termat dhe
kushtet e kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë, kur të hidhen, nuk
mund të përzihen me mbeturina të tjera komerciale.
Flakja korrekte e baterive të këtij produkti
Kjo shenjë mbi bateri, manual apo paketim tregon se bateritë e këtij produkti në
fund të jetës së tyre nuk duhet të flaken bashkë me mbeturinat e tjera shtëpiake
në fund të jetës së tyre. Aty ku shënohen, simbolet Hg, Cd apo Pb tregojnë se
bateria përmban Mërkur, Kadmium, ose çon sipër niveleve referencë të Direktivës
2006/66 të EC.
Скачать