Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [20/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [20/678] 902262
Shqip
19
Kujdes
Mosrespektimi i lajmërimeve dhe rregullave sigurisë mund të
shkaktojë lëndime ose dëmtime të pronës
Mos e përdorni pajisjen tuaj pranë pajisjeve tjera elektronike
Pjesa më e madhe e pajisjeve elektronike përdorin sinjale në frekuenca radioje. Pajisja juaj
mund të ndërhyjë në funksionimin normal të pajisjeve të tjera elektronike.
Përdorimi i lidhjes LTE për të dhënat mund të shkaktojë ndërhyrje me pajisje të tjera, si
pajisjet audio dhe telefonat.
Mos e përdorni pajisjen në një spital, ose në aeroplan, ose në pajisje me motor të cilat mund të
interferohen nga frekuencat e radios
Nëse është e mundur shmangni përdorimin e pajisjes tuaj brenda një rrezeje 15cm pranë
stimuluesve kardiakë, pasi pajisja mund të ndërhyjë në funksionimin normal të stimuluesit.
Për të minimizuar mundësinë e interferencës me një peismeikër, përdoreni pajisjen tuaj vetëm
në anën e trupit tuaj që është në të kundërt me peismeikërin.
Nëse përdorni pajisje mjekësore, kontaktoni me prodhuesin e pajisjes para se të përcaktoni
nëse pajisja do të ndikohet ose jo nga frekuencat e radios të lëshuara nga pajisja.
Në aeroplan, përdorimi i pajisjeve elektronike mund të interferojë me instrumentet
elektronike të navigimit. Ndiqni rregullat e dhëna nga kompania e fluturimit dhe udhëzimet
e personelit të avionit. Në rastet ku nuk lejohet ta përdorni pajisjen, gjithmonë përdoreni në
modalitetin e fluturimit.
Pajisjet elektronike në makinën tuaj mund të mos funksionojnë mirë për të shkak të
interferencave të valëve radio nga pajisja juaj. Kontaktoni me prodhuesin për më shumë
informacione.
Mos e ekspozoni pajisjen në tymra ose avuj të rëndë
Nëse veproni kështu mund të dëmtoni pjesën e jashtme të pajisjes ose ta bëni që të
keqfunksionojë.
Nëse përdorni një aparat dëgjimi, kontaktoni me prodhuesin për informacione rreth frekuencës
radios
Frekuenca e radios e nxjerrë nga pajisja juaj mund të ndikojë me disa aparate dëgjimi. Para se të
përdorni pajisjen tuaj, kontaktoni me prodhuesin për të përcaktuar nëse aparati juaj i dëgjimit do
të ndikohet nga frekuencat e radios të nxjerra nga pajisja juaj.
Скачать