Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [21/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [21/678] 902262
Shqip
20
Mos e përdorni pajisjen pranë pajisjeve ose aparateve që lëshojnë frekuenca radiosh, tilla si
sistemet e zërit dhe kullat e radios
Frekuencat e radios mund të bëjnë që pajisja juaj të keqfunksionojë.
Fikeni pajisjen në mjedise ku ekziston mundësia e shpërthimit
vend që të hiqni baterinë, fikeni pajisjen tuaj në mjedise ku ekziston mundësia e
shpërthimit.
Gjithnjë zbatoni rregullat, udhëzimet dhe sinjalizimet në mjedise ku ekziston mundësia e
shpërthimit.
Mos e përdorni pajisjen në pika karburanti (stacione karburanti), pranë karburanteve ose
lëndëve kimike, ose në zona shpërthyese.
Mos ruani dhe mos transportoni lëngje të ndezshme, gaze ose materiale shpërthyese në të
njëjtin vend me pajisjen, pjesët ose aksesorët e saj.
Nëse ndonjë pjesë e pajisjes thyhet, nxjerr tym ose lëshon erë të djegur, ndaloni menjëherë
përdorimin e pajisjes. Përdoreni pajisjen përsëri vetëm pasi të jetë riparuar në një qendër
shërbimi të Samsung ose në një qendër shërbimi autorizuar
Xhami i thyer ose akriliku mund të dëmtojë duart ose fytyrën tuaj.
Kur bateria nxjerr tym ose lëshon një erë të djegur, mund të rezultojë në shpërthim të baterisë
ose zjarr.
Veproni në përputhje me të gjitha paralajmërimet dhe rregullat e sigurisë për sa i përket
përdorimit të pajisjeve celulare gjatë drejtimit mjetit
Gjatë drejtimit të automjetit, drejtimi i sigurt i tij është përgjegjësia juaj e parë. Mos e përdorni
kurrë pajisjen tuaj celulare gjatë drejtimit të automjetit, nëse kjo gjë ndalohet me ligj. Për
sigurinë tuaj dhe sigurinë e të tjerëve, përdorni gjykimin tuaj dhe mbani mend këshillat e
mëposhtme:
Njihuni me pajisjen tuaj dhe veçoritë e saj praktike, si thirrja e shpejtë dhe rithirrja. Këto
veçori ju ndihmojnë në uljen e kohës së nevojshme për kryerjen apo marrjen e telefonatave
në pajisjen tuaj celulare.
Mbajeni pajisjen në vende ku arrihet lehtë. Sigurohuni që të hapni pajisjen tuaj wireless pa
hequr sytë nga rruga. Nëse merrni një telefonatë në një moment të papërshtatshëm, lini që të
përgjigjet sekretaria telefonike për ju.
Pezullojini thirrjet në kushte trafiku të rënduar apo me mot të keq. Shiu, bubullima, bora,
akulli dhe trafiku i rënduar shfaqin rrezikshmëri.
Mos mbani shënime ose mos kërkoni numra telefonash. Shënimi i një liste detyrash” ose
kërkimi në librin e adresave mund t’ju heqë vëmendjen nga përgjegjësia juaj kryesore e
drejtimit të sigurt të automjetit.
Скачать