Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [23/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [23/678] 902262
Shqip
22
Mos e ruani pajisjen pranë fushave magnetike
Pajisja juaj mund të pësojë avari ose bateria mund të shkarkohet nëse ekspozohet në fusha
magnetike.
Kartat me shirita magnetikë, si kartat e kreditit, kartat e telefonit, librezat dhe lejet plastike
të kalimit mund të dëmtohen nga fushat magnetike.
Shmangni kontaktin me pajisjen kur është duke u nxehur tepër. Nëse nuk bëni këtë mund
shkaktoni djegie temperature të ulët, skuqje dhe pigmentim të lëkurës
Bëni kujdes nga nxehja e tepërt e pajisjes kur e përdorni për periudha të gjata dhe shmangni
kontaktin për kohë të gjatë me lëkurën.
Mos u ulni mbi pajisje ose mos bëni kontakt direkt me lëkurën për periudha të gjata kur e
karikoni ose lidhni me një burim energjie.
Nëse pajisja juaj ka një blic, mos e ekspozoni lëkurën tuaj ndaj blicit kur e përdorni. Sigurohuni
që blici të fiket pas përdorimit.
Tolerancat ndaj temperaturës së lartë ndryshojnë individualisht. Ju lutem bëni shumë kujdes
në lidhje me përdorimin nga fëmiëjt, të moshuarit dhe njerëzit me kufizime të veçanta.
Mos e përdorni pajisjen me kapakun e pasmë të hequr
Bateria mund të bjerë nga pajisja, e cila mund të shkaktojë dëmtime ose keqfunksionime.
Bëni kujdes të mos ekspozoni lenten e kamerës në burim të fortë drite si për shembull drita
direkte e diellit
Nëse lentja e kamerës ekspozohet në burim të fortë drite, si për shembull në dritën e diellit,
sensori i imazhit të kamerës mund të dëmtohet. Sensori i dëmtuar është pjesë që nuk ndërrohet
dhe shkakton pika ose njolla në fotografi.
Nëse pajisja juaj ka një dritë kamere, mos e përdorni për të mbyllur syte e njerëzve ose kafshëve
Përdorimi i blicit pranë syve mund të shkaktojë humbje të përkohshme shikimi ose të dëmtojë
sytë.
Përdorni kujdes kur ekspozoheni ndaj dritave vezulluese
Gjatë përdorimit të pajisjes, lini disa drita ndezur në dhomë dhe mos e mbani ekranin shumë
afër syve tuaj.
Mund të ndodhin kriza ose errësime të shikimit kur ekspozoheni dritave të forta gjatë shikimit
videove ose gjatë luajtjes me lojëra të bazuara në flash për një periudhë kohore të gjatë.
Nëse ndieni jorehati, ndaloni menjëherë përdorimin e pajisjes.
Nëse ndonjë i afërmi juaj ka provuar kriza ose të fikët gjatë përdorimit të një pajisjeje të tillë,
konsultohuni me një mjek para se ta përdorni pajisjen.
Nëse ndjeni parehati, si për shembull spazmë muskulare, ose i çorientuar, mos e përdorni
pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Për të parandaluar lodhjet e syrit, bëni pushime të shpeshta kur e përdorni pajisjen.
Скачать