Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [24/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [24/678] 902262
Shqip
23
Pakësoni rrezikun e dëmtimeve nga lëvizjet e përsëritura
Kur kryeni veprime të përsëritura si shtypja e butonave, vizatimi i karaktereve në ekran me
prekje ose luajtja e lojërave mund të përjetoni jorehati në duar, qafë, shpatulla ose pjesë të tjera
të trupit tuaj. Kur përdorni pajisjen tuaj për periudha kohore të gjata, mbajeni pajisjen me kapje
të qetë, shtypini butonat lehtë dhe bëni pushime të shpeshta. Nëse vazhdoni të keni siklet gjatë
ose pas përdorimit, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Mbroni dëgjimin dhe veshët kur përdorni kufje
Ekspozimi i tepërt ndaj tingujve të lartë mund të shkaktojë dëmtime në
dëgjim.
Ekspozimi ndaj tingujve të lartë gjatë ecjes mund t'ju heqë vëmendjen dhe
të bëhet shkak për aksident.
Gjithnjë ulni volumin përpara se të futni kufjet në burimin e zërit dhe përdorni nivelin minimal
volumit të nevojshëm për të dëgjuar bisedën apo muzikën.
Në ambiente të thata, në kufje mund të grumbullohet elektricitet statik. Shmangni
përdorimin e kufjeve në ambiente të thata ose prekni objekte metalike për të shkarkuar
elektricitetin statik para se të lidhni kufjet me pajisjen.
Mos përdorni kufje kur drejtoni makinën, motorin ose biçikletën. Nëse veproni kështu
mund të shpërqendroni vëmendjen tuaj dhe të shkaktoni një aksident, ose mund të jetë e
jashtëligjshme në varësi të vendit.
Bëni kujdes kur përdorni pajisjen gjatë ecjes apo lëvizjes
Jini gjithnjë të vetëdijshëm mbi rrethanat ku ndodheni që të shmangni lëndimin tuaj ose të të
tjerëve.
Sigurohuni që kablli i kufjes të mos ngatërrohet në krahët ose në objektet pranë.
Mos vizato apo vendosni ndonjë afishe në pajisjen tuaj
Ngjyra apo afishet mund të pengoj pjesën lëvizëse dhe të pandalojë operimin e duhur.
Nëse jeni alergjik nga boja ose pjesët metalike të pajisjes, mund të keni kruajtje, ekzemë ose
enjtje të lëkurës. Kur ndodh kjo, mos e përdorni pajisjen dhe konsultohuni me një mjek.
Instalojini me kujdes aparatet dhe pajisjet celulare
Sigurohuni që çdo aparat celular apo pajisje në funksion të tij që është instaluar në automjetin
tuaj të jetë montuar në mënyrë të sigurt.
Mos e përdorni pajisjen dhe aksesorët pranë ose brenda një vendi ku është vendosur airbegu.
Pajisjet wireless që nuk janë instaluar siç duhet mund të shkaktojnë dëmtime serioze kur
airbegët hapen papritur.
Скачать