Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [25/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [25/678] 902262
Shqip
24
Mos e rrëzoni pajisjen tuaj dhe as mos i shkaktoni asaj goditje
Pajisja juaj mund të dëmtohet ose të keqfunksionojë.
Nëse përthyhet apo deformohet, pajisja mund të dëmtohet dhe pjesë të saj të pësojnë avari.
Siguroni jetëgjatësi maksimale të baterisë dhe ngarkuesit
Bateritë mund të mos funksionojnë mirë nëse nuk përdoren për periudha të gjata.
Me kalimin e kohës, pajisja e papërdorur do të shkarkohet dhe duhet të karikohet përsëri para
se të përdoret.
Shkëputeni karikuesin nga burimet e energjisë kur nuk e përdorni.
Përdoreni baterinë vetëm për qëllimet e tyre të caktuar.
Ndiqni të gjithë udhëzimet në këtë manual për të siguruar jetëgjatësinë më të gjatë të pajisjes
dhe baterisë tuaj. Dëmtimet ose performanca e dobët e shkaktuar nga mosrespektiimi i
paralajmërimeve dhe udhëzimeve mund të evitojë garancinë e prodhuesit.
Pajisja juaj mund të vishet me kalimin e kohës. Disa pjesë dhe riparime mbulohen nga
garancia brenda periudhës të vlefshmërisë, por jo dëmtimet ose prishjet e shkaktuara nga
përdorimi i aksesorëve të paaprovuar.
Kur përdorni pajisjen, mos harroni
Mbajeni pajisjen vertikalisht, siç do të mbanit telefonin e zakonshëm.
Flisni direkt në mikrofon.
Mos e çmontoni, mos e ndryshoni apo riparoni pajisjen tuaj
Ndryshimet apo modifikimet mbi pajisjen tuaj mund ta bëjnë të pavlefshme garancinë e
prodhuesit. Nëse pajisja ke nevojë për riparim, çojeni pajisjen te një qendër shërbimi Samsung
ose te një qendër shërbimi e autorizuar.
Mos e çmontoni ose mos e shponi baterinë, pasi kjo mund të shkaktojë shpërthim ose zjarr.
Mos e çmontoni ose ripërdorni baterinë.
Fikeni pajisjen para se të hiqni baterinë. Nëse e hiqni baterinë me pajisjen të ndezur, kjo mund
të bëjë që pajisja të keqfunksionojë.
Kur e pastroni pajisjen, mos harroni
Fshijeni pajisjen apo ngarkuesin me peshqir apo gomë.
Pastroni terminalet e baterisë me një top pambuku ose një peshqir.
Mos përdorni kimikate apo solucione larëse. Nëse veproni kështu mund të çngjyrosni ose
gërryeni pjesën e jashtme të pajisjes ose të shkaktoni goditje elektrike ose zjarr.
Mos e lejoni pajisjen të ekspozohet ndaj pluhurit, djersës, bojës, vajit dhe produkteve kimike
të tilla si kozmetikë, spraj antibakterial, pastrues duarsh, detergjent dhe instekticide.
Pjesa e jashtme dhe pjesët e brendshme të pajisjes mund të dëmtohen ose të rezultojë
në performancë të dobët. Nëse pajisja juaj ekspozohet në ndonjë prej substancave të
lartpërmendura, përdorni një leckë të butë dhe pa push për ta pastruar.
Скачать