Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [26/678] 902262

Samsung Galaxy Z Fold6 (SM-F956B) Руководство по безопасности онлайн [26/678] 902262
Shqip
25
Mos e përdorni pajisjen për funksione tjera nga përdorimi i synuar
Pajisja juaj mund të keqfunksionojë.
Mos shqetësoni të tjerët kur përdorni pajisjen në publik
Lejoni vetëm personelin e kualifikuar që të kryejë shërbimin e pajisjes suaj
Lejimi i personelit të pakualifikuar për kryerjen e shërbimit në pajisjen tuaj mund të çojë në
dëmtimin e pajisjes dhe do ta bëjë të pavlefshme garancinë nga prodhuesi.
Mbajini me kujdes kartat SIM, kartat SD ose kabllot
Kur futni një kartë ose lidhni një kabëll me pajisjen tuaj, sigurohuni që karta është e futur ose
kablli është i lidhur në anën e duhur.
Mos e hiqni kartën ndërkohë që pajisja është duke transferuar ose duke marrë informacion,
sepse kjo mund të çojë në humbjen e të dhënave ose në dëmtimin e kartës ose të pajisjes.
Mbrojini kartat nga tronditjet e forta, elektriciteti statik dhe zhurma elektrike që buron nga
pajisje të tjera.
Mos i prekni kontaktet ngjyrë ari ose terminalet me gishta ose me objekte metalike. Nëse
bëhet pis, pastrojeni kartën me një copë të butë.
Vendosja e kartës ose lidhja e kabllit me forcë ose në mënyrë të gabuar mund të shkaktojë
dëmtime në xhekun multifunksional ose në pjesë të tjera të pajisjes.
Siguroni lidhjen me shërbimet e emergjencës
Telefonatat e urgjencës nga pajisja juaj mund të mos jenë të mundura në disa zona ose rrethana.
Para se të udhëtoni në zona të largëta ose të pazhvilluara, planifikoni një metodë alternative për
të kontaktuar personelin e shërbimit të emergjencës.
Mbrojini të dhënat tuaja personale dhe parandaloni rrjedhjet ose keqpërdorimin e
informacioneve sensitive
Gjatë përdorimit të pajisjes tuaj, sigurohuni që të krijoni kopje rezervë të të dhënave të
rëndësishme. Samsung nuk është përgjegjës për humbjen e çdo të dhëne.
Kur e flakni pajisjen tuaj, krijoni kopje rezervë të të dhënave dhe pastaj rivendosni pajisjen
tuaj për të parandaluar keqpërdorimin e informacionit tuaj personal.
Lexoni me kujdes ekranin e lejeve kur shkarkoni aplikacione. Keni kujdes veçanërisht me
aplikacionet që kanë qasje në shumë funksione ose në një sasi të konsiderueshme të dhënave
tuaja personale.
Kontrolloni llogaritë tuaja rregullisht për përdorime të paaprovuara ose të dyshimta. Nëse
gjeni ndonjë shenjë të keqpërdorimit të informatave tuaja personale, kontaktoni ofruesin tuaj
të shërbimit që të fshini ose ndryshoni informacionin e llogarisë suaj.
Në rast se pajisja juaj është humbur ose vjedhur, ndryshoni fjalëkalimet në llogaritë tuaja në
mënyrë që të mbroni informatat tuaja personale.
Shmangni përdorimin e aplikacioneve nga burime të panjohura dhe bllokoni pajisjen tuaj me
një model, fjalëkalim, ose PIN.
Скачать