Indesit WI 82 Инструкция по эксплуатации онлайн [51/72] 57597

Indesit WI 82 Инструкция по эксплуатации онлайн [51/72] 57597
51
AL
Lidhja e tubit shkarkimit
Lidhni tubin e shkarkimit,
pa e përkulur, në një
tubacion shkarkimesh
ose në një shkarkim në
mur të vendosur ndërmjet
65 dhe 100 cm nga toka;
ose mbështeteni në
buzën e një lavamani
apo të një vaske, duke
lidhur udhëzuesin që
kemi në dispozicion me
rubinetin (shih figurën).
Skaji i lirë i tubit
shkarkimit nuk duhet të
mbahet i zhytur në ujë.
Nuk këshillohet të përdorim tuba zgjatës; në qoftë
se është e domosdoshme, pjesa zgjatëse duhet të
ketë të njëjtin diametër që ka tubi origjinal dhe nuk
duhet të jetë më e gjatë se 150 cm.
Lidhja elektrike
Përpara se të fusim spinën në prizën e korrentit,
duhe të sigurohemi që:
priza të ketë tokëzimin dhe të jetë brenda
normave ligjore;
priza duhet të jetë në gjendje të mbajë ngarkesën
maksimale të fuqisë së pajisjes, që tregohet në
tabelën 'Të dhënat teknike' (shih përbri);
tensioni i ushqimit duhet të përfshihet në vlerat e
treguara në tabelën 'Të dhënat teknike' (shih
përbri);
priza duhet t'i përshtatet spinës së lavatriçes. Në
rast të kundërt zëvendësojmë prizën ose spinën.
Lavatriçja nuk duhet të instalohet jashtë, edhe në
qoftë se vendi është i mbrojtur, sepse është shumë
e rrezikëshme ta lëmë në mëshirën e shiut dhe të
stuhive.
Pasi të jetë instaluar lavatriçja, priza e korrentit
duhet të vendoset në mënyrë që të arrihet kollaj.
Mos përdorni kavo zgjatëse dhe priza paralele
(me disa elementa).
Kordoni nuk duhet t'i nënshtrohet përkuljeve ose
shtypjeve.
Kordoni i ushqimit duhet të zëvendësohet vetëm
nga teknikët e autorizuar.
Kujdes! Ndërmarrja heq dorë nga çdo përgjegjësi në
qoftë se këto rregulla nuk do të respektohen.
Cikli i parë i larjes
Pas instalimit, përpara përdorimit, duhet të kryejmë
një cikël larje me detergjent, pa futur rrobat, duke
vendosur programin në 90° C pa paralarjen.
AsistencaDefektetMasat paraprake MirëmbajtjaProgramet DetergjentëtInstalimi Përshkrimi
65 - 100 cm
dhënat teknike
Modeli
WI 82
Përmasat
gjerësia cm 59,5
lartësia cm 85
thellësia cm 52,5
Kapaciteti
nga 1 deri në 5 kg
Lidhjet elektrike
tensioni 220/230 Volt 50 Hz
fuqia maksimale 1850 W
Lidhjet hidraulike
presioni maksimal 1 MPa (10 bar)
presioni minimal 0,05 MPa (0,5 bar)
kapaciteti i kazanit 46 litra
Shpejsia e
centrifugës
deri në 800 rrotullime në minut
Programet e
kontrollit sipas
normës IEC456
programi 3; temperatura 60°C;
i kryer me 5 kg ngarkesë.
Kjo pajisje është e ndërtuar sipas
këtyre Direktivave të Komunitetit
Europian:
- 73/23/CEE e 19/02/73
(Tension i ulët)
me modifikimet e vonëshme
- 89/336/CEE e 03/05/89
(Toleranca Elektromagnetike)
me modifikimet e vonëshme

Содержание