Electrolux EN 2900 AOW [3/80] Udhëzime për sigurinë
![Electrolux EN 2900 AOW [3/80] Udhëzime për sigurinë](/views2/1950350/page3/bg3.png)
1.
UDHËZIME PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
përdorim të saktë, përpara se të instaloni
dhe të përdorni për herë të parë pajisjen,
lexoni me kujdes këtë manual të
përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe
paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do
të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë
mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e
sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe
sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në
rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar
për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj
saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
masat paraprake të udhëzimeve të
përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara
nga pakujdesia.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
• Kjo pajisje nuk është përshtatur për
përdorim nga personat (përfshirë
fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike,
ndjesore apo mendore, ose me
mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë
udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një
njeri përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e paketimit
larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa
më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe
hiqni derën për të parandaluar fëmijët
që luajnë të pësojnë ndonjë goditje
elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
• Nëse kjo pajisje që përmban brava
magnetike të derës do të vendoset në
vend të një pajisjeje të vjetër me bravë
në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi
kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë
bravë përpara se të hidhni pajisjen e
vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja
të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
1.2 Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në
karkasën e pajisjes ose në strukturën
inkaso.
• Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
ushqime dhe/ose pije në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
– në zonat e kuzhinës për personelin
në dyqane, në zyra dhe në ambiente
të tjera pune;
– në ferma dhe nga klientët në hotele,
motele dhe ambiente të tjera banimi;
– në ambiente me fjetje dhe mëngjes;
– në katering dhe përdorime të
ngjashme jo për shitje.
• Mos përdorni asnjë pajisje mekanike
apo mjete artificiale për të përshpejtuar
shkrirjen e akullit.
• Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
makinë akulloresh) brenda pajisjeve
ftohëse, për sa kohë që nuk janë
përshtatur për këtë nga prodhuesi.
• Mos e dëmtoni qarkun e lëndës
ftohëse.
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes,
është një gaz natyror me një nivel të
lartë pajtueshmërie me ambientin, por
që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të
pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët
e qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
– shmangni flakët e hapura dhe
burimet ndezëse
– ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
• Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta
modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë
të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar
në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
SHQIP 3
Содержание
- Kujdesi dhe shërbimi për klientët 2
- Me ju në mendje 2
- Përmbajtja 2
- Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme 3
- Siguria e përgjithshme 3
- Udhëzime për sigurinë 3
- Instalimi 4
- Kujdesi dhe pastrimi 4
- Përdorimi i përditshëm 4
- Mbrojtja e mjedisit 5
- Shërbimi 5
- Funksionimi 6
- Ndezja 6
- Përshkrim i produktit 6
- Rregullimi i temperaturës 6
- Depozitimi i ushqimeve të ngrira 7
- Ngrirja e ushqimit të freskët 7
- Përdorimi i përditshëm 7
- Shkrirja e akullit 7
- Vendosja e rafteve të derës 7
- Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi 8
- Mbajtësja e shisheve 8
- Raftet e lëvizshme 8
- Këshilla për ftohjen 9
- Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta 9
- Këshilla për kursimin e energjisë 9
- Këshilla për ngrirjen 9
- Tingujt e funksionimit normal 9
- Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 9
- Kujdesi dhe pastrimi 10
- Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira 10
- Pastrimi i brendësisë së pajisjes 10
- Procedura e larjes së shpërndarësit të ujit 10
- Shkrirja e frigoriferit 11
- Shkrirja e ngrirësit 11
- Zgjidhja e problemeve 12
- Ndërrimi i llambës 13
- Distancatorët e pasmë 14
- Instalimi 14
- Klasa e klimës 14
- Mbyllja e derës 14
- N 16 c deri 32 c 14
- Pozicionimi 14
- Sn 10 c deri 32 c 14
- St 16 c deri 38 c 14
- T 16 c deri 43 c 14
- Temperatura e ambientit 14
- Vendosja 14
- Lidhja elektrike 15
- Ndryshimi i krahut të hapjes së derës 15
- Nivelimi 15
- Frekuenca 50 hz 16
- Gjerësia gjerësia 595 mm 16
- Koha në rritje 20 h 16
- Lartësia lartësia 1540 mm 16
- Përmasat 16
- Tensioni 230 240 v 16
- Thellësia thellësia 658 mm 16
- Të dhëna teknike 16
- Probleme që lidhen me mjedisin 17
- 16ќc 43ќc 29
- К 16ќc 32ќc 29
- Пк 10ќc 32ќc 29
- Пр 16ќc 38ќc 29
- 1540 йй 46
- 230 240 т 46
- 50 дц 46
- 595 йй 46
- 658 йй 46
- 230 240 62
- К 16 ќc л 32ќc 75
- П 16 ќc л 38ќc 75
- Пк 10ќc л 32ќc 75
- Р 16 ќc л 43 ќc 75
Похожие устройства
- Electrolux EN 2900 AOX Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3241 AOW (AOX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3400 ADW (ADX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3400 AOW (AOX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3401 ADW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3401 AOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3401 AOX Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3441 AOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3441 AOX Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3450 AOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3450 AOX Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3453 AOW (AOX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3481 AOW (AOX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3486 MOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3486 MOX Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3487 AOH (O) (J) (X) (Y) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3488 AOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3600 ADW (ADX) Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3600 AOW Руководство по эксплуатации
- Electrolux EN 3600 AOX Руководство по эксплуатации