Gardena PowerMax 36 A Li [199/235] Montimi

Gardena PowerMax 36 A Li [199/235] Montimi
3. Montimi
1. Tërhiqeni bulonin e dorezës së poshtme (2A) deri sa të futet në vend.
2. Vendosni sustën (3A) dhe bllokun e aksit (4A) mbi bullon
Përsëritini veprimet për anën tjetër.
3. Vendosni dadon (5A) tek shqekëza e sigurimit (5B).
4. Sigurohuni që doreza e poshtme të jetë në pozicionin e saktë (6), vendosni dorezën e poshtme tek dadoja deri sa
të jetë vendosur mirë tek aksi.
5. Vendosni guarnicionin (7A) dhe shqekëzën e sigurimit tek dadoja dhe rrotulloni shqekëzën 2 herë në drejtimin e
akrepave të sahatit (8). Palosni Cam Lock dhe rrotullojeni në drejtimin e akrepave të sahatit (9), deri sa të
ndihet se është shtrënguar.
6. Paloseni shqekëzën me drejtim nga doreza (10). Nëse shkekëza nuk është shtrënguar mirë: Hapeni
shqekëzën, rrotullojeni atë edhe një herë dhe paloseni poshtë deri sa doreza të jetë e sigurt.
7. Shqekëza e sigurimit mund të kyçet dhe ç’kyçet (11).
Përsëritini veprimet për anën tjetër.
8. Vendosni dy foletë e dorezës së poshtme (12) sipër në secilën pjesë të dorezës së poshtme.
1. Vendosni dadon (5A) tek shqekëza e sigurimit (5B).
2. Vendosni dorezën e sipërme (13A) tek doreza e poshtme (13B) me dadon me kokë të rrumbullakët (13C),
rondelën (13D) dhe shqekëzën e sigurimit. (13E).
3. Rrotulloni Cam lock në drejtimin e akrepave të sahatit deri sa të ndihet në lloj tensioni i lehtë.(14).
4. Paloseni shqekëzën e sigurimit me drejtim nga doreza (15). Nëse shqekëza nuk është shtrënguar mirë:
hapeni shqekëzën, rrotullojeni atë edhe një herë dhe paloseni poshtë shqemëzën deri sa doreza të jetë e
sigurt.
5. Shqekëza e sigurimit mund të kyçet dhe ç’kyçet (16).
Përsëritini veprimet për anën tjetër.
6.
Vendosni kabllon te doreza me kapëset e pajisura (17).
1. Vendoseni dorezën e kutisë së barit (18A) në foletë e sipërme të kutisë së barit (18B) dhe shtyjeni deri sa
të futet në pozicion.
2. Kontrolloni në pjesën e poshtme të kapakut që kapëset (19A) të dorezës së kutisë së barit të jenë
vendosur mirë.
3. Vendosni dy gjysmat e kutisë së barit se bashku (20) duke vendosur kapëset pranë njëra-tjetër.
Sigurohuni që të gjitha kapëset të jenë vendosur mirë para se t'i fusni në pozicionin e duhur.
4. Vendosni dorezën e kutisë së barit tek kutia montuar e barit (21) duke i njehsuar kapëset. Sigurohuni që të
gjitha kapëset të jenë vendosur mirë përpara se t'i fusni në pozicionin e duhur.
1. Ngrijeni kapakun e sigurisë (22A).
2. Sigurohuni që foleja e daljes së mbeturinave është e pastër dhe pa mbeturina (22B).
3. Vendosni kutinë e montuar të barit tek dy pikat e vendosjes (22C) në pjesën e pasme të pajisjes.
4. Uleni kapakun e sigurisë mbi kutinë e barit. Sigurohuni që kutia e barit të jetë vendosur mirë.
Për ta hequr kutinë duhet të ndiqni këtë procedurë në të kundërt.
TË DHËNA TË RËNDËSISHME
Kur pajisja merret nga prodhuesi rrotat janë në pozicion të ngritur. Mos e ndizni produktin përpara
se ta keni çuar nga pozicioni i rritur (1A) në pozicionin 5 (1B) .
Montimi i dorezës së poshtme tek prerësja e barit
Montimi i dorezës së sipërme tek doreza e poshtme
Montimi i kutisë së barit
Vendosja e kutisë së montuar të barit tek prerësja e barit
E RËNDËSISHME!
PASI TË KENI BËRË MONTIMIN SIGUROHUNI QË NUK KA HAPËSIRA NDËRMJET KAPAKUT TË SIGURISË
DHE KUTISË SË BARIT.
Për pjesë të mëdha me bar ku nuk nevojitet mbledhja e barit pajisjen mund ta përdorni pa kutinë e barit.
Sigurohuni që kapaku i sigurisë të jetë mbyllur mirë. Dizenjimi i kapakut të sigurisë lejon që bari i prerë të dalë
poshtë nga mbrapa makinerisë.
AL
199

Содержание

Похожие устройства

Скачать