Gorenje MO20A3BH Руководство по эксплуатации онлайн [77/142] 797907

Gorenje MO20A3BH Руководство по эксплуатации онлайн [77/142] 797907
Kur pastroni sipërfaqet e derës, gominës së derës apo zgavrës
furrës, përdorni vetëm sapunë të butë jo gërryes ose detergjentë
të aplikuar me një sfungjer ose leckë të butë.
Furra duhet të pastrohet rregullisht dhe të hiqen të gjitha
mbetjet e ushqimit.
Mosmbajtja e furrës në një gjendje të pastër, mund të çojë
përkeqësimin e sipërfaqes, gjë që mund të ndikojë negativisht në
jetëgjatësinë e pajisjes dhe mund të rezultojë në një situatë të
rrezikshme;
Në qoftë se kordoni i energjisë është i dëmtuar, duhet të
zëvendësohet nga prodhuesi, agjenti i tij i shërbimit ose nga
persona me të njëjtin kualifikim, në mënyrë që të shmanget
ndonjë rrezik i mundshëm.
Mos lejoni që kordoni të varet mbi skajin e tryezës apo banakut.
Për të shmangur një situatë të rrezikshme, asnjëherë mos e
lidhni këtë pajisje me një ndërprerës me kohëmatës të
jashtëm apo një sistem telekomandimi.
Asnjëherë mos e zëvendësoni llambën brenda furrës. Ajo
duhet të zëvendësohet gjithmonë nga shërbimi i Gorenje.
Mos e pastroni pajisjen me pastrues me avull, pastrues me
presion të lartë, objekte të mprehta, agjentë pastrimi gërryes
dhe heqës njollash apo sfungjerë gërryes.
77

Содержание

Похожие устройства

Скачать