Electrolux EIB60420CK Руководство по эксплуатации онлайн [5/168] 880925

Electrolux EIB60420CK Руководство по эксплуатации онлайн [5/168] 880925
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie dhe këpucë të
mbyllura.
Mbyllini sipërfaqet e prera të dollapit me
një izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Çdo pajisje ka poshtë ventilatorë ftohjeje.
Nëse pajisja është e instaluar mbi një
sirtar:
Mos vendosni copa të vogla ose fletë
letre që mund të tërhiqen brenda,
sepse ato mund të dëmtojnë
ventilatorët e ftohjes ose mund të
dëmtojnë sistemin e ftohjes.
Mbani një distancë prej minimumi 2
cm mes fundit të pajisjes dhe pjesëve
të ruajtura në sirtar.
Hiqni çdo panel ndarës të instaluar në
kabinet nën pajisje.
2.2 Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditjeje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhet të bëhen
nga një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet të tokëzohet nëse simboli
( ) nuk është i printuar në pllakën e
specifikimeve.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Sigurohuni që parametrat në pllakën e
specifikimeve të përkojnë me vlerat
elektrike të rrjetit elektrik.
Sigurohuni që pajisja të instalohet në
rregull. Kablloja ose spina elektrike e lirë
ose e papërshtatshme (nëse ka) mund ta
nxehë shumë terminalin.
Përdorni kabllon e duhur elektrike.
Mos lejoni të ngatërrohet kablloja
elektrike.
Sigurohuni që të jetë instaluar tokëzimi.
Vendoseni kabllon në mbërthyesen e
lirimit të tensionit.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen në prizë.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabllo zgjatuese.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën ose
kabllon elektrike (nëse vlen për rastin) ose
në kabllon elektrike. Kontaktoni me
qendrën e autorizuar të shërbimit ose me
një elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
Mbrojtja nga goditja e pjesëve me korrent
dhe të izoluara duhet të shtrëngohet në
mënyrë të tillë që të mos hiqet pa vegla.
Pajisjen futeni në prizë vetëm në fund të
instalimit. Sigurohuni që spina të jetë e
arritshme pas montimit të pajisjes.
Nëse priza është e lirë, mos e futni spinën.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon elektrike duke e kapur
nga spina.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësat
mbrojtës, siguresat (siguresat që vidhosen
duhet të hiqen nga foleja), salvavitat dhe
kontaktorët.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
2.3 Përdorimi
PARALAJMËRIM!
Rrezik plagosjeje, djegiesh dhe goditjeje
elektrike.
Mos i ndryshoni specifikimet e pajisjes.
Hiqni të gjithë paketimin, etiketimin dhe
filmin mbrojtës (nëse ka) para përdorimit
për herë të parë.
Sigurohuni që vendet e ventilimit të mos
jenë bllokuar.
Mos harroni ta kontrolloni pajisjen gjatë
punës.
Vendosni zonën e gatimit në “fikur” pas
çdo përdorimi.
SHQIP 5

Похожие устройства

Скачать