Makita HR2630 [23/88] Përshkrimi i punës

Makita HR2630 [23/88] Përshkrimi i punës
23
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Jini gjithnjë të sigurt që vegla është fikur dhe
hequr nga korrenti përpara se ta rregulloni apo t'i
kontrolloni funksionet.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni veglën në korrent,
kontrolloni gjithmonë nëse këmbëza çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "FIKUR" kur lëshohet.
Fig.1
Fig.2
Për ta ndezur veglën, thjesht tërhiqni këmbëzën e
çelësit. Shpejtësia e veglës rritet duke rritur presionin në
këmbëzën e çelësit. Lëshoni këmbëzën e çelësit për të
ndaluar. Për punë të vazhdueshme, tërhiqni këmbëzën
e çelësit dhe pastaj shtyni brenda butonin bllokues dhe
më pas lëshoni këmbëzën e çelësit. Për ta hequr veglën
nga pozicioni i kyçjes, tërhiqni plotësisht këmbëzën e
çelësit dhe pastaj lëshojeni.
Ndezja e llambave
Për model HR2631F, HR2631FT
KUJDES:
Mos e shikoni direkt dritën ose burimin e dritës.
Fig.3
Për të ndezur llambën, tërhiqni këmbëzën. Lëshoni
këmbëzën për ta fikur atë.
SHËNIM:
Përdorni një leckë të thatë për të fshirë
papastërtitë nga lentet e llambës. Bëni kujdes të
mos gërvishtni lentet e llambës, ose ajo do të ulë
ndriçimin.
Mos përdorni hollues ose benzinë për të pastruar
llambën. Tretësira të tilla mund ta dëmtojnë atë.
Çelësi i ndryshimit të veprimit
KUJDES:
Kontrolloni gjithmonë drejtimin e rrotullimit përpara
përdorimit.
Përdorni çelësin e ndryshimit vetëm pasi vegla të
ndalojë plotësisht. Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit
përpara se të ndalojë vegla mund të dëmtojë
veglën.

Содержание

Скачать