Zanussi ZGG66414XA Инструкция по эксплуатации онлайн [10/72] 45376

Zanussi ZGG66414XA Инструкция по эксплуатации онлайн [10/72] 45376
ABC
A) Fundi i boshtit me vidhë
B) Rondela
C) Krahu
Gaz i lëngshëm
Përdorni mbajtësen prej gome të tubit për
gazin e lëngshëm. Gjithmonë përdorni
rondelën. Më pas vazhdoni me lidhjen e
gazit.
Tubi fleksibël është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në gjithë
gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar,
por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por thjesht
zëvendësojeni atë.
E rëndësishme Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që guarnicion i çdo lidhje
tubi të jetë si duhet. Përdorni një solucion me
sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni tabelën
në kapitullin "Të dhënat teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshme
për llojin e gazit. Mund ta gjeni këtë
etiketë në ambalazhin që keni marrë
bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni i
nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit te tubi i furnizimit me
gaz.
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1. Ndizni vatrën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni çelësin e kontrollit.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së ventilit ndihmës.
A
A) Vida e ventilit ndihmës
Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20 mbar
(ose gaz natyral G20 13 mbar
1)
) në gaz të
lëngshëm, shtrëngojeni deri në fund vidën
e ventilit ndihmës.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz
natyror G20 20 mbar, lirojeni vidën e
ventilit me 1/4 e një rrotullimi.
1) vetëm për Rusinë
10
www.zanussi.com

Содержание

Скачать