Zanussi ZGG66414XA [7/72] Kujdesi dhe pastrimi

Zanussi ZGG66414XA [7/72] Kujdesi dhe pastrimi
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave përket
me përmasat e vatrave.
Vatra Diametrat e enëve të gatimit
E shpejtë 180 - 260 mm
E përparme me
ndezje gjysmë
të shpejtë
120 - 180 mm
E prapme me
ndezje gjysmë
të shpejtë
120 - 220 mm
Ndihmëse 80 - 160 mm
Paralajmërim Sigurohuni që fundet e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi
çelësat e kontrollit. Nëse çelësat e kontrollit
ndodhen poshtë fundeve të tenxhereve, flaka
i nxeh ato.
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi dy vatra.
Paralajmërim Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos qëndrojnë mbi pjesën
e përparme të sipërfaqes së vatrës.
Sigurohuni që tenxheret të jenë vendosur në
qendër mbi unazat, për të përfituar stabilitet
maksimal dhe konsumin më të ulët të gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose janë të dëmtuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
Paralajmërim Mos përdorni difuzor
flake.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen dhe
lëreni të ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik,
përpara se të kryeni çdo veprim pastrimi ose
mirëmbajtjeje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
pajisjes.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara, bekun
dhe kurorën, lajini ato me ujë të ngrohtë
dhe sapun dhe thajini me kujdes përpara
se t'i vendosni në vend.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Skarat mbështetëse të tenxhereve nuk
janë të përshtatshme për t’u larë në
enëlarëse. Ato duhet të lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur nga
ndonjë buzë e mprehtë e mbetur nga
procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
7
www.zanussi.com

Содержание