Zanussi ZGG66414XA [6/72] Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Zanussi ZGG66414XA [6/72] Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Ndezja e vatrës
Paralajmërim Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarre në mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë përgjegjësi në
rast se flaka keqpërdoret
Ndizni gjithnjë vatrën përpara se të
vendosni enët.
Për të ndezur një vatër:
1. Shtypni çelësin e kontrollit dhe rrotullojeni
në drejtim të kundërt të akrepave të orës
deri në pozicionin maksimal (
).
2. Mbajeni shtypur çelësin për rreth 5
sekonda; kjo do të lejojë që elementi
termik të ngrohet. Nëse jo, furnizimi me
gaz do të ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh vatra nuk
ndizet, kontrolloni nëse kurora dhe
kapaku i saj janë vendosur mirë.
A
B
C
D
A) Beku
B) Kurora e gatimit
C) Kandela e ndezjes
D) Termoçiftet
Paralajmërim Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më shumë se 15
sekonda.
Nëse vatra nuk ndizet pas 15 sekondash,
lirojeni çelësin e kontrollit, rrotullojeni atë në
pozicionin "off" (fikur) dhe prisni të paktën një
minutë përpara se të provoni të ndizni vatrën
sërish.
E rëndësishme Kur nuk ka rrymë elektrike,
mund ta ndizni vatrën pa ndihmën e ndezësit
elektrik; në këtë rast afrojini vatrës një flakë,
shtyjeni dorezën përkatëse dhe kthejeni në
drejtim kundërorar në pozicionin e çlirimit të
gazit në maksimum.
Nëse pipëza fiket aksidentalisht,
rrotulloni dorezën e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni të ndizni pipëzën
përsëri mbas minimumi 1 minute.
Prodhuesi i shkëndijës mund të ndizet
automatikisht kur ju lidhni rrjetin elektrik,
mbas instalimit të një ndërprerësi elektrik. Kjo
është normale.
Fikja e pipëzës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
simbolin (
).
Paralajmërim Gjithnjë uleni flakën ose
fikeni atë përpara se të hiqni enët nga
vatra.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Kursimet e energjisë
Nëse është e mundur, vendosuni enëve
gjithmonë kapak.
Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për ta
zierë lëngun ngadalë.
6
www.zanussi.com

Содержание