Zanussi ZGG66414XA Инструкция по эксплуатации онлайн [4/72] 45376

Zanussi ZGG66414XA Инструкция по эксплуатации онлайн [4/72] 45376
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja ndaj
goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose një
elektricist për ndërrimin e kabllos elektrike
të dëmtuar.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Lidhja me gazin
Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer nga një
person i kualifikuar.
Sigurohuni që rreth pajisjes të qarkulloj
ajër.
Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
Kjo pajisje nuk është lidhur me një pajisje
që nxjerr tymrat e djegies. Sigurohuni që të
lidhni pajisjen sipas rregulloreve ekzistuese
për instalimin. Kushtojini vëmendje
kërkesave në lidhje me ajrosjen e
mjaftueshme.
Përdorimi
Paralajmërim Rrezik lëndimi, djegiesh
ose goditjeje elektrike.
Përdoreni këtë pajisje në mjedis shtëpiak.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë
punës.
Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura
ose kur ajo ka kontakt me ujin.
Mos vendosni takëme dhe kapakë
tenxheresh mbi zonat e gatimit. Ato
nxehen.
Fikini zonat e gatimit pas përdorimit.
Paralajmërim Rrezik zjarri ose
shpërthimi.
Yndyrat dhe vajrat kur nxehen mund të
lëshojnë avuj të ndezshëm. Mbajeni flakën
ose objektet e nxehura larg nga yndyrat
dhe vajrat kur gatuani me to.
Avujt që lëshon vaji shumë i nxehtë mund
të shkaktojnë ndezje spontane
Vaji i përdorur që përmban mbetje
ushqimore, mund të shkaktojë zjarr në
temperaturë më të ulët sesa vaji që
përdoret për herë të parë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Paralajmërim Rrezik dëmtimi i pajisjes.
Mos mbani enë të nxehta mbi panelin e
kontrollit.
Mos vini enë bosh mbi pllakën e nxehtë.
Mos i aktivizoni zonat e gatimit me enë të
zbrazëta ose pa enë gatimi.
Bëni kujdes të mos lini objekte ose enë
gatimi të bien mbi pajisje. Sipërfaqja mund
të dëmtohet.
Mos vendosni letër alumini mbi pajisje.
Mos lejoni që lëngje acide të tilla si uthull,
lëng limoni ose kimikate për heqjen e
gëlqeres të prekin vatrën. Kjo mund të
shkaktojë njolla pa shkëlqim.
Dhoma ku instalohet pajisja duhet të ketë
ajrosje të mirë.
Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos
bllokohen.
Përdorni vetëm enë gatimi të qëndrueshme
me formën e duhur dhe me diametër më të
madh se dimensionet e vatrës. Ekziston
rreziku i tejnxehjes dhe i thyerjes së pllakës
së xhamit (nëse ka).
4
www.zanussi.com

Содержание