Stihl RМ-248.0 T [291/344] Mirëmbajtja dhe riparimet

Stihl RМ-248.0 T [291/344] Mirëmbajtja dhe riparimet
297
PLSLTRHUSRHRLVLTRORUBGUKETMKSQ
0478 111 9839 A - SQ
dhënat në udhëzimet e përdorimit të
dërguara me motorin me djegie të
brendshme.
Përdorimi gjatë punës:
Mos tentoni ta inspektoni thikën
kur korrësja e barit është në
punë. Kurrë mos e hapni
kapakun e daljes dhe/ose mos e hiqni
shportën për mbledhjen e barit, për sa
kohë thika korrëse është në punë. Thika
që rrotullohet mund të shkaktojë lëndime.
Drejtojeni pajisjen vetëm me ritmin e ecjes
normale – asnjëherë mos nxitoni gjatë
punëve me pajisjen. Nga drejtimi i shpejtë
i pajisjes rritet rreziku i lëndimit nga
pengimi, rrëshqitja etj.
Jini veçanërisht të kujdesshëm kur
rrotulloni ose kur tërhiqni pajisjen.
Rrezik pengimi!
Përdoreni pajisjen me kujdes të veçantë
kur punoni në afërsi të pjerrësive, buzëve
të terrenit, kanaleve dhe pritave të ujit. Në
mënyrë të veçantë bëni kujdes për
distancën e mjaftueshme nga këto vende
të rrezikshme.
Shmangni objektet e fshehura në vijëzën e
barit (sistemet spërkatëse, shufrat,
valvulat e ujit, themelet, kordonët elektrikë
etj.). Mos kaloni kurrë mbi objekte të tilla.
Bëni kujdes nga vazhdimi i
lëvizjes së veglës prerëse, e cila
kërkon disa sekonda derisa të
ndalojë plotësisht.
Fikni motorin me djegie të
brendshme, lëreni veglën e punës të
ndalojë dhe hiqni prizën e kandelave,
kur largoheni nga pajisja ose kur e lini
atë pa mbikëqyrje,
përpara se ta rimbushni me karburant.
Mbusheni me karburant vetëm kur
motori me djegie të brendshme të jetë i
ftohtë.
Rrezik zjarri!
përpara se të lironi bllokimet ose të
eliminoni pengesat në kanalin e daljes,
përpara se ta ngrini dhe ta mbani
pajisjen,
përpara se ta transportoni pajisjen,
përpara se të kryeni punime në thikën
korrëse,
përpara se të kontrolloni ose të pastroni
pajisjen ose përpara se tek ajo të
kryhen punë të tjera të veçanta (p.sh.
palosja e timonit),
kur hasni me një objekt të huaj ose nëse
korrësja e barit dridhet shumë më tepër
sesa normalisht. Në të gjitha këto raste
kontrollojeni pajisjen për dëmtime, në
veçanti njësinë prerëse (thika, boshti i
thikës, mbërthyesja e thikës) dhe kryeni
të gjitha riparimet e nevojshme përpara
se ta ndizni përsëri pajisjen dhe të filloni
të punoni me të.
Fikni motorin me djegie të brendshme,
kur e shtyni pajisjen drejt sipërfaqes me
bar që do të korret dhe kur largoheni
prej saj,
përpara se ta kaloni pajisjen mbi një
sipërfaqe të pambuluar me bar,
përpara se të hapni kapakun e daljes
ose përpara se të hiqni shportën për
mbledhjen e barit,
kur për arsye transportimi, pajisja duhet
anuar,
përpara se të bëni regjistrimin e
lartësisë së prerjes.
4.7 Mirëmbajtja dhe riparimet
Përpara fillimit të punëve të pastrimit, të
regjistrimit, të riparimit dhe të
mirëmbajtjes:
Vendosni pajisjen mbi sipërfaqe të fortë
dhe të rrafshët,
Fikni motorin me djegie të brendshme
dhe lëreni të ftohet,
Hiqni prizën e kandelave.
Kujdes – Rrezik lëndimi!
Mbani larg prizën e kandelave
nga kandela, sepse një
shkëndijë e paqëllimshme mund të
shkaktojë zjarr ose goditje elektrike.
Kontakti i paqëllimshëm i kandelës me
prizën e kandelave mund të shkaktojë
ndezjen aksidentale të motorit me djegie të
brendshme.
Rrezik lëndimi!
Asnjëherë mos i vendosni duart ose
këmbët mbi, nën ose në pjesët që
rrotullohen.
Rrezik lëndimi!
Zakonisht dridhjet e forta janë një
shenjë treguese e një problemi.
Nuk lejohet që korrësja e barit të
vihet në punë, në veçanti kur
kollodoku është i dëmtuar ose i
deformuar ose me thikën korrëse të
dëmtuar ose të deformuar.
Nëse nuk keni njohuritë e duhura,
kryejini të gjitha riparimet e
nevojshme te një shitës i
specializuar – STIHL rekomandon
shitësin e specializuar të STIHL.

Содержание

Похожие устройства

Скачать