Stihl RМ-248.0 T [295/344] Heqja dhe futja e shportës për mbledhjen e barit

Stihl RМ-248.0 T [295/344] Heqja dhe futja e shportës për mbledhjen e barit
301
PLSLTRHUSRHRLVLTRORUBGUKETMKSQ
0478 111 9839 A - SQ
Verifikoni vendosjen e saktë:
Veshët (1) duhet të vendosen
saktësisht mbi vrimat (2).
Të gjithë veshët (1) dhe kunjat
udhëzues (3) duhen futur brenda
vrimave.
Pjesa e sipërme të shportës për
mbledhjen e barit (B) duhet ta rrethojë
plotësisht nga jashtë pjesën e poshtme
të shportës për mbledhjen e barit (C).
Duke nisur nga qendra në pjesën e
pasme, futini veshët (1) brenda vrimave
(2) në pjesën e poshtme të shportës për
mbledhjen e barit duke i ngjeshur me
një forcë të vogël.
7.6 Heqja dhe futja e shportës
për mbledhjen e barit
Futja:
Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes (1).
Vareni shportën për mbledhjen e barit
(2) me ndihmën e veshëve mbajtës (3)
në vendet e varjes (4) në pjesën e
pasme të pajisjes.
Sigurohuni që kapaku (5) të jetë mbyllur
si duhet.
Lëshoni kapakun e daljes (1).
Nxjerrja:
Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes (1).
Ngrijeni lart shportën për mbledhjen e
barit (2) dhe pastaj tërhiqeni prapa.
Mbyllni me ngadalë kapakun e
daljes (1).
7.7 Rregullimi qendror i lartësisë
së prerjes
Ekziston mundësia që të bëhen 7
rregullime të lartësisë së prerjes midis
25 mm dhe 75 mm.
Niveli i prerjes 1:
lartësia më e ulët e prerjes
Niveli i prerjes 7:
lartësia më e lartë e prerjes
Shtypni dhe mbani shtypur me një dorë
levën e rregullimit të lartësisë së
prerjes (1) në rrotën e pasme (2).
Vendoseni levën e rregullimit të
lartësisë së prerjes (1) në pozicionin që
dëshironi.
Lëshojeni ngadalë levën e rregullimit të
lartësisë së prerjes (1) dhe lëreni të
bllokohet në pozicion.
7.8 Karburanti dhe vaji i motorit
Vaji i motorit:
Llojin e vajit të motorit që duhet
përdorur dhe sasinë e mbushjes
me vaj mund t'i gjeni tek udhëzimet e
përdorimit të motorit me djegie të
brendshme.
Bëni rregullisht kontrolle të nivelit të
mbushjes me vaj (shikoni udhëzimet e
përdorimit të motorit me djegie të
brendshme).
Niveli i vajit duhet të jetë në masën e duhur
dhe jo më i ulët ose më i lartë sesa niveli i
duhur.
Karburanti:
Rekomandim:
Karburant i ri nga marka të
njohura.
Të dhënat për cilësinë e karburantit (numri
i oktanëve) mund t'i gjeni tek udhëzimet e
përdorimit të motorit me djegie të
brendshme;
Benzinë pa plumb
Për mbushjen me karburant duhet
përdorur një hinkë (nuk përfshihet në
materialet e furnizuara).
Rrezik lëndimi!
Përpara futjes dhe heqjes së
shportës për mbledhjen e barit
duhet fikur motori me djegie të
brendshme!
6
Rrezik lëndimi!
Përpara rregullimit të lartësisë së
prerjes, fikni motorin me djegie të
brendshme.
Rrezik lëndimi!
Shikoni këshillat paralajmëruese
në kapitullin "Për sigurinë tuaj".
(Ö 4.)
7
8
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Përpara procesit të ndezjes së
parë, mbusheni me vaj motori
(shikoni udhëzimet e përdorimit të
motorit me djegie të brendshme).
STIHL rekomandon që për të
hedhur vajin e motorit të përdorni
një mjet ndihmës për mbushje
(p.sh. një hinkë). Në materialet e
furnizuara me pajisjen nuk
përfshihet asnjë mjet ndihmës për
mbushje.

Содержание

Похожие устройства

Скачать