Viking MB 253 [346/392] Mirëmbajtja e thikës korrëse

Viking MB 253 T [346/392] Mirëmbajtja e thikës korrëse
0478 111 9822 C - AL
344
Kufiri i konsumimit të tehut:
Gjatë mprehjes, tehu duhet të hahet
maksimumi 5mm – distanca (B). Për ta
kontrolluar, vendosni një vizore (2)
buzën e përparme të thikës (3) dhe
verifikoni konsumimin.
11.5 Mirëmbajtja e thikës korrëse
Çmontimi i thikës korrëse:
Për çmontimin përdoret një tako druri (1)
(rreth 60 x 60 mm) për ta mbajtur thikën
korrëse që të mos lëvizë (2).
Lironi dhe nxirrni jashtë vidën e
thikës (3). Hiqni vidën e thikës (3),
rondelën (4) dhe thikën korrëse (2).
Mprehja e thikës korrëse:
Gjatë mprehjes ftoheni thikën korrëse,
p.sh. me ujë. Nuk duhet të shfaqet një
ngjyrim në ngjyrë blu, sepse
përndryshe dobësohet qëndrueshmëria
e tehut.
Mpriheni njëtrajtësisht thikën korrëse
për të evituar dridhjet nga çekuilibri.
Duhet respektuar me çdo kusht këndi i
prerjes prej 30°.
Gjatë mprehjes, mbani parasysh kufijtë
e konsumimit.
Montimi i thikës korrëse:
Për montimin përdoret një tako druri (1)
për ta mbajtur thikën korrëse (2) që të mos
lëvizë.
Mbusheni vidën e thikës (3) me
Loctite 243.
Vendoseni thikën korrëse (2) me
mbajtësen e thikës (5) duke i vënë
buzët e saj të përkulura lart në drejtimin
sipër.
Vendosni rondelën e sigurisë (4) dhe
mbërthejeni me vidën e thikës (3) me
një forcë shtrëngimi 60 - 65 Nm.
11.6 Magazinimi (gjatë pushimit
dimëror)
Kur nuk do ta përdorni pajisjen për kohë të
gjatë (në pushim dimëror) mbani parasysh
pikat e mëposhtme:
Pastroni me kujdes të gjitha pjesët e
jashtme të pajisjes.
Lyeni mirë me vaj ose me graso të
gjitha pjesët e lëvizshme.
Zbrazni rezervuarin e karburantit dhe
karburatorin (p.sh. duke e lënë në punë
bosh).
Lironi kandelat (shikoni udhëzimet e
përdorimit të motorit me djegie
brendshme) dhe hidhni brenda në
motorin me djegie të brendshme rreth
3 cm³ vaj motori nëpërmjet vrimës së
kandelës. Rrotullojeni disa herë motorin
me djegie të brendshme pa kande
(duke tërhequr litarin e ndezjes).
Vidhoseni përsëri kandelën (shikoni
udhëzimet e përdorimit të motorit me
djegie të brendshme).
Kryeni ndërrimin e vajit (shikoni
udhëzimet e përdorimit të motorit me
djegie të brendshme).
Vendoseni pajisjen për ruajtje në një
vend të thatë, të mbyllur dhe pa pluhur.
Sigurohuni që ajo të ndodhet në një
vend ku nuk arrihet nga fëmijët.
Rrezik lëndimi!
Shikoni këshillat e sigurisë në
kapitullin "Për sigurinë tuaj". (Ö 4.)
Rekomandohet që mprehja e
thikës korrëse të kryhet nga një
shitës i specializuar.
Rrezik lëndimi!
Gjatë procesit të mprehjes
vendosni gjithmonë syze mbrojtëse
dhe vishni doreza.
15
Rrezik lëndimi!
Thika korrëse duhet vendosur e re
kur në të shfaqen dukshëm të çara
ose plasaritje, ose kur arrihet kufiri i
konsumimit (Ö 11.4).
Gjuhëzat në anën e poshtme të
thikës korrëse parandalojnë
montimin e gabuar.
Rrezik lëndimi!
Forca e shtrëngimit e treguar për
vidën e thikës duhet zbatuar me
çdo kusht.
Rondela e sigurisë (4) duhet
vendosur e re në çdo montim të
thikës.
Vida e thikës (3) duhet vendosur e
re në çdo ndërrim të thikës.
Rrezik zjarri!
Për shkak të rrezikut të shkarkimit,
mbajeni larg prizën e kandelave
nga vrima e kandelave.

Содержание