Skil 2531 AD [123/136] Përdorimi

Skil 2531 AD [123/136] Përdorimi
123
NDËRRIMI I BATERIVE
Ndërroni baterinë vetëm me karikuesin që është siguruar
me veglën
Mos i prekni kontaktet në karikues
Mos e ekspozoni veglën/karikuesin/baterinë në shi
Mos e karikoni baterinë në mjedise me lagështi ose të
njoma
Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C apo të bjerë nën 0°C
Mos e përdorni karikuesin nëse është i dëmtuar; çojeni te
një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të shërbimit të
SKIL për një kontroll të sigurisë
Mos e përdorni karikuesin kur kordoni ose spina janë të
dëmtuara; kordoni ose spina duhet të zëvendësohen
menjëherë në një nga Qendrat zyrtarisht të regjistruara të
shërbimit të SKIL
Mos e përdorni baterinë nëse është e dëmtuar; ajo duhet
të zëvendësohet menjëherë
Mos e çmontoni karikuesin ose baterinë
Mos u përpiqni të karikoni bateri të pakarikueshme me
një karikues
SHPJEGIMI I SIMBOLEVE NË KARIKUES/BATERI
3 Lexoni manualin e udhëzimeve para përdorimit
4 Përdoreni karikuesin vetëm në ambiente të
brendshme
5 Izolim i dyfishtë (nuk kërkohet tokëzim)
6 Bateritë mund të shpërthejnë kur hidhen në zjarr,
prandaj mos i digjni bateritë për asnjë arsye
7 Ruajeni veglën/karikuesin/baterinë në vende ku
temperatura nuk do të kalojë 50°C
8 Mos e hidhni karikuesin bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
9 Mos e hidhni baterinë bashkë me materialet e
mbetjeve familjare
PËRDORIMI
Çelësi i kombinuar A 2 për ndezje/fikje dhe kontrolli i
shpejtësisë
Kontrolloni shpejtësinë në shkallë nga zero në
maksimum duke ushtruar më pak ose më shumë trysni
mbi çelës
Karikimi i baterisë 0
- lidhni karikuesin me burimin e energjisë si në ilustrim
0a
- drita jeshile B do të ndizet duke treguar se karikuesi
është gati për përdorim 0a
- futni baterinë në karikues si në ilustrim 0b
! bateria mund të qëndrojë edhe në pajisje gjatë
karikimit; në atë rast pajisja nuk mund të ndizet
- drita jeshile B do të pulsojë duke treguar se bateria po
karikohet 0c
- pas afro 1 ore bateria do të karikohet plotësisht dhe
drita jeshile B do të qëndrojë aktive pas pulsimit 0d
! hiqeni baterinë nga karikuesi pasi të përfundojë
periudha e karikimit duke zgjatur kështu
jetëgjatësinë e shërbimit të baterisë
E RËNDËSISHME:
- nëse drita jeshile B nuk pulson pas futjes së baterisë,
kjo mund të nënkuptojë që bateria është shumë e
ftohtë ose shumë e nxehtë (karikuesi karikon bateritë
vetëm kur temperatura është midis 0°C dhe 45°C) 0e
- bateria me jone litiumi mund të karikohet në çdo kohë
(ndërprerja e procedurës së karikimit nuk e dëmton
baterinë)
- bateria me jone litiumi nuk duhet të jetë bosh para
karikimit (nuk ka “efektin e memories” si bateritë me
nikel-kadmium)
- gjatë karikimit, karikuesi dhe bateria mund të bëhen të
ngrohta në prekje; kjo është normale dhe nuk tregon
një problem
- sigurohuni që sipërfaqja e jashtme e baterisë është e
pastër dhe e thatë para se ta futni në karikues
- mos karikoni në temperatura nën 0°C dhe mbi 45°C;
kjo gjë do të dëmtojë rëndë baterinë si dhe karikuesin
- mos e hiqni baterinë nga vegla kur ajo është në përdorim
- nëse parashikoni periudha të gjata mospërdorimi të
veglës, është më mirë që ta hiqni karikuesin nga
burimi i energjisë
- kur bateria me jone litiumi është bosh, vegla do të fiket
automatikisht
- një periudhë pune e zvogëluar ndjeshëm ps karikimit
tregon se bateria është e konsumuar dhe duhet të
ndërrohet
Ndryshimi i drejtimit të rrotullimit !
- kur është vendosur si duhet në pozicionin majtas/
djathtas, çelësi A 2 nuk mund të aktivizohet
! ndryshoni drejtimin e rrotullimit vetëm kur pajisja
të jetë plotësisht e ndaluar
Ndërrimi i puntove @
- futeni punton sa më shumë në mandrinë
! mos i përdorni puntot me një bosht rrotullues të
dëmtuar
Kontrolli i forcës rrotulluese (VariTorque) #
- forca rrotulluese rezultative do të rritet kur unaza e
freksionit C rrotullohet nga 1 në 19; pozicioni D do të
bllokojë freksionin për të lejuar shpimin ose vidhosjen
në raste të vështira
- kur vidhosni një vidë, në fillim provoni pozicionin
VariTorque 1 dhe rriteni deri sa të arrini thellësinë e
dëshiruar
Zgjedhja e marshit mekanik $
- vendosni çelësin e përzgjedhjes F në shpejtësinë e
kërkuar
! aktivizoni zgjedhjen e marshit kur pajisja të jetë
duke punuar ngadalë
LOW
- shpejtësi e ulët
- forca e rrotullimit e lartë
- për vidhosje dhe shpime në diametra të mëdhenj
- për filetim femër
HIGH
- shpejtësi e madhe
- forca e rrotullimit e ulët
- për shpime me diametër të vogël
Mbrojtja e baterisë
Fik automatikisht pajisjen kur
1) ngarkesa është shumë e lartë
2) temperatura e baterisë nuk është brenda diapazonit të
lejuar të temperaturës së përdorimit -10 deri në +60°C
3) bateria me jone litiumi është gati bosh (për të mbrojtur
nga shkarkimi i thellë)
! mos vazhdoni të shtypni çelësin e ndezjes/fikjes
pasi pajisja të fiket automatikisht; bateria mund të
dëmtohet

Содержание

Скачать