Faber HIGH-LIGHT WH MATT A91 [144/160] Informacione për sigurinë

Faber HIGH-LIGHT WH MATT A91 [144/160] Informacione për sigurinë
144
1. INFORMACIONE
PËR SIGURINË
Për sigurinë tuaj e për
funksionimin korrekt të aparatit,
lutemi të lexoni me vëmendje këtë
manual para instalimit e vënies në
punë. Mbajini këto udhëzime
gjithnjë bashkë me aparatin, edhe
në rast se ua jepni ose transferoni
të tretëve. Është e rëndësishme që
përdoruesit t'i njohin të gjitha
karakteristikat e funksionimit e të
sigurisë së aparatit.
Lidhja e kabllove duhet të bëhet
nga një teknik kompetent.
Prodhuesi nuk mund ta konsiderojë
veten përgjegjës për dëme
eventuale që shkaktohen nga
instalimi ose përdorimi jo i duhur.
Distanca minimale e sigurisë midis
platformës e aspiratorit është
prej 650 mm (disa modele mund
të instalohen në një lartësi më
të vogël; shikoni paragran për
përmasat e punës e për instalimin).
Nëse udhëzimet e instalimit të
platformës me gaz përcaktojnë
një distancë më të madhe se sa
ajo e treguar më sipër, është e
nevojshme të mbahet parasysh.
Kontrolloni tensionin e rrymës në
rrjet nëse korrespondon me atë që
shënohet në targën e të dhënave
të vendosur brenda aspiratorit.
Mekanizmat e ndarjes duhet
të instalohen tek impianti ks
në përputhje me normativat e
sistemeve të kabllimit.
Për aparatet e Klasës I, kontrolloni
që rrjeti i ushqimit të shtëpisë të
ketë një lidhje të duhur me masë.
Lidhni aspiratorin me gypin për
daljen e tymit me një tub me
diametër minimal prej 120 mm.
Rruga e tymrave duhet të jetë sa
më e shkurtër që të jetë e mundur.
Duhet të respektohen të gjitha
normativat që kanë të bëjnë me
shkarkimin e ajrit.
Mos e lidhni aspiratorin me kanalet
e tymrave që transportojnë tymra
të djegies (p.sh. të kaldajave,
oxhaqeve, etj.).
Nëse aspiratori përdoret në
kombinim me aparate jo elektrike
(p.sh. aparate me gaz), duhet të
garantohet një ajrim i mjaftueshëm
në lokal për të ndaluar kthimin e
uksittëgazravetëshkarkimit.
Kur aspiratori për kuzhinën
përdoret në kombinim me aparate
jo të ushqyera me rrymë elektrike,
trysnia negative në lokal nuk
duhet të kalojë 0,04 mbar për të
shmangur rithithjen e tymrave në
lokal nga aspiratori.
Ajri nuk duhet nxjerrë nëpërmjet një
kanali të përdorur për shkarkimin
e tymrave nga aparate djegieje të
ushqyera me gaz ose me lëndë
të tjera djegëse.
Kablloja ushqyese, nëse është e
dëmtuar, duhet të zëvendësohet
nga prodhuesi ose nga një teknik
i shërbimit të asistencës.
Lidheni spinën me një prizë që
është në përputhje me normativat
në fuqi e në pozicion të arritshëm.
SQ

Содержание

Похожие устройства

Скачать