Makita DUH651Z [25/80] Aksesorë opsionalë

Makita DUH551Z (без АКБ и ЗУ) [25/80] Aksesorë opsionalë
25
Fig.19
Hiqni pllakën.
Fig.20
Vendoseni manivelën në këndin e treguar në figurë me
një kaçavidë me kanal.
Fig.21
Hiqni dy vidat nga fletët e gërshërës dhe njësia e fletëve
të gërshërës do të shkëputet.
Fig.22
KUJDES:
Në rast se ingranazhi del gabimisht, kthejeni në
pozicionin origjinal, ashtu siç ishte instaluar.
Instalimi i fletëve të gërshërës
Përgatisni 4 vida të hequra (për kapakun e poshtëm), 2
vida (për fletëve të gërshërës), pllakën, kapakun e
poshtëm dhe fletë të reja gërshërësh.
Rregulloni pozicionin e dorezës së ndezjes siç tregohet
në figurë. Në këtë moment, vendosni pak nga grasoja e
dhënë me fletët e reja të gërshërës në periferi të
dorezës së ndezjes.
Fig.23
Mbivendoseni vrimën ovale në fletën e sipërme te ajo
në fletën e poshtme.
Fig.24
Hiqni kapakun e disqeve nga disqet e vjetra të
gërshërëve dhe vendoseni tek të rejat për përdorim
lehtë gjatë ndërrimit të disqeve.
Fig.25
Vendosni fletët e reja të gërshërës në vegël, në mënyrë
që vrimat ovale në fletët e gërshërës të futen brenda në
dorezën e ndezjes. Përputhni vrimat në fletët e
gërshërës me vrimat e vidave në vegël dhe më pas
mbërthejini me dy vida.
Fig.26
Kontrolloni manivelën për kthesë të lehtë me një
kaçavidë me kanal.
Fig.27
Vendosni sërish pllakën, kapakun e poshtëm në vegël.
Shtrëngojeni mirë vidën.
SHËNIM:
Nuk ka asnjë dallim ndërmjet pjesës së sipërme
dhe të poshtme të pllakës.
Hiqni kapakun e diskut dhe ndizni veglën për ta
kontrolluar për lëvizje të duhur.
SHËNIM:
Kur fletët e gërshërës nuk funksionojnë siç duhet,
fletët dhe doreza e ndezjes nuk janë puthitur mirë.
Kryeni veprimin nga fillimi.
Zëvendësimi i karbonçinave
Fig.28
Hiqini dhe kontrollojini rregullisht karbonçinat.
Zëvendësojini kur të konsumohen deri në shenjën kufi.
Mbajini karbonçinat të pastra dhe që të hyjnë lirisht në
mbajtëset e tyre. Të dyja karbonçinat duhen
zëvendësuar në të njëjtën kohë. Përdorni vetëm
karbonçina identike.
Fig.29
Futeni majën e kaçavidës me kanal në dhëmbëzën e
veglës dhe hiqni mbulesën e kapakut të mbajtëses duke
e ngritur lart.
Fig.30
Përdorni kaçavidë me kanal për të hequr kapakët e
mbajtëseve të furçave. Hiqni karbonçinat e konsumuara,
futni të rejat dhe siguroni kapakët e mbajtëseve të
karbonçinave.
Instalojeni sërish mbulesën e kapakut të mbajtëses në
vegël.
Ruajtja
Vrima e kapëses në pjesën e poshtme të kapakut të
tehut është e përshtatshme për varjen e veglës te një
gozhdë ose vidë në mur.
Fig.31
Hiqni kutinë e baterisë dhe vendosni kapakun e tehut në
fletët e gërshërës në mënyrë që të mos ekspozohen
tehet. Ruajeni veglën me kujdes larg fëmijëve.
Ruajeni veglën në vende jo të ekspozuara ndaj ujit dhe
shiut.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES:
Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për
përdorim me veglën Makita të përcaktuar në këtë
manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të
tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik
lëndimi. Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm
për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me
aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të
Makita-s.
Kapaku i tehut
Grupi i fletëve të gërshërës
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Grumbulluesi i ashklave
SHËNIM:
Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
të ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Содержание

Похожие устройства

Скачать