Zanussi ZGO62414BA Инструкция по эксплуатации онлайн [11/72] 45387

Zanussi ZGO62414BA Инструкция по эксплуатации онлайн [11/72] 45387
Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1. Ndizni vatrën.
2. Rrotulloni çelësin në pozicionin minimal.
3. Hiqni çelësin e kontrollit.
4. Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së ventilit ndihmës.
A
A) Vida e ventilit ndihmës
Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20 mbar
(ose gaz natyral G20 13 mbar
1)
) në gaz të
lëngshëm, shtrëngojeni deri në fund vidën
e ventilit ndihmës.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz
natyror G20 20 mbar, lirojeni vidën e
ventilit me 1/4 e një rrotullimi.
Nëse kaloni nga gazi natyror G20 20 mbar
në gaz natyror G20 13 mbar
1)
lirojeni vidën
e ventilit me 1/4 e një rrotullimi.
Nëse kaloni nga gazi i lëngshëm në gaz
natyror G20 13 mbar
1)
, lirojeni vidën e
ventilit me 1/2 e një rrotullimi.
Nëse kaloni nga gazi natyror G20 13
mbar
1)
në gaz natyror G20 20 mbar
shtrëngojeni vidën e ventilit me 1/4 e një
rrotullimi.
Paralajmërim Sigurohuni që flaka të
mos fiket kur e rrotulloni çelësin shpejt
nga pozicioni maksimal në atë minimal.
Lidhja elektrike
Tokëzojeni pajisjen sipas masave të
sigurisë.
Sigurohuni që vlerat e tensionit dhe lloji i
fuqisë në pllakën e specifikimeve të
përkojnë me tensionin dhe fuqinë e rrjetit
tuaj.
Kjo pajisje është e pajisur me një kabllo
elektrike. Ajo duhet të pajisjet me spinën e
duhur, e cila përballon ngarkesën e
shënuar në etiketën e specifikimeve. Spina
duhet të futet në një prizë të përshtatshme.
Çdo komponent elektrike duhet instaluar
ose zëvendësuar nga tekniku i Qendrës së
autorizuar të Shërbimit ose nga personel i
kualifikuar shërbimi.
Përdorni gjithmonë një prizë të tokëzuar të
instaluar si duhet.
Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
montimit të pajisjes.
Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
tërhequr nga kablloja elektrike. Gjithmonë
tërhiqeni kabllon duke e kapur nga spina.
Pajisja nuk duhet lidhur me kabllo
zgjatuese, adaptor ose lidhje të
shumëfishta (rrezik zjarri). Kontrolloni që
tokëzimi të jetë bërë në pajtim me
standardet dhe rregulloret në fuqi.
Kabulli elektrik duhet të vendoset në
mënyrë të tillë që të mos prekë pjesët e
nxehta.
Lidheni pajisjen me rrjetin nëpërmjet një
pajisjeje që lejon shkëputjen e pajisjes nga
rrjeti në të gjitha polet, me distancë prej së
paku 3 mm midis kontakteve në gjendje të
hapur, p.sh. automat mbrojtës të linjës,
automat humbjesh në neutral ose siguresë.
Asnjë nga pjesët e kabllos elektrike nuk
duhet lejuar të nxehet deri në 90 °C.
Kablloja neutrale ngjyrë blu duhet të lidhet
me bllokun e terminalit të shënuar me "N".
Kablloja e fazës me ngjyrë kafe (ose të
zezë) (e futur në kontaktin e bllokut të
terminaleve të shënuar me "L") duhet të
lidhet gjithnjë me fazën.
Zëvendësimi i kabllos elektrike
Për të zëvendësuar kabllon lidhëse përdorni
vetëm H05V2V2-F T90 ose një lloj
ekuivalent. Sigurohuni që seksioni i kabllos të
jetë i përshtatshëm për tensionin dhe
temperaturën e punës. Teli i tokëzimit me
ngjyrë të verdhë/jeshile duhet të jetë afërsisht
2 cm më i gjatë se teli i fazës kaf (ose i zi).
1) vetëm për Rusinë
11
www.zanussi.com

Содержание

Скачать