Zanussi ZGO62414BA [8/72] Zgjidhja e problemeve

Zanussi ZGO62414BA [8/72] Zgjidhja e problemeve
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara, bekun
dhe kurorën, lajini ato me ujë të ngrohtë
dhe sapun dhe thajini me kujdes përpara
se t'i vendosni në vend.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Skarat mbështetëse të tenxhereve nuk
janë të përshtatshme për t’u larë në
enëlarëse. Ato duhet të lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur nga
ndonjë buzë e mprehtë e mbetur nga
procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
Në mënyrë që vatrat të funksionojnë mirë,
sigurohuni që krahët e skarës mbajtëse të
jenë në qendër të vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i rivendosni
skarat mbështetëse, për të mos e
dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë të
butë.
Heqja e ndotjeve:
1. Hiqni menjëherë: materialet plastike
që shkrijnë, letrat plastike dhe
ushqimet që përmbajnë sheqer.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të veçantë që mund të
përdoret për sipërfaqen e vatrës së
gatimit.
2. Pastrojeni pajisjen me një leckë të njomë
dhe me pak detergjent.
3. Në fund thajeni pajisjen duke e fërkuar
me një leckë të pastër.
Paralajmërim Mos përdorni thikë,
kruajtëse ose instrumente të ngjashme
për të pastruar sipërfaqen e xhamit ose
vendet midis buzëve të vatrave dhe skeletit
(nëse ka).
Paralajmërim Mos i rrëshqitni enët mbi
xham, sepse sipërfaqja mund të
gërvishtet. Gjithashtu, mos lejoni që objektet
e rënda ose të mprehta të bien mbi xham ose
të godasin buzën e vatrës të gatimit.
Pastrimi i kandelës ndezëse
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini të
pastra për të shmangur vështirësitë në
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e kurorës
së pipëzës të mos jenë të bllokuara.
Mirëmbajtja periodike
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale të
Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e tubit
të gazit dhe rregulluesin e presionit, nëse
është i pranishëm.
Zgjidhja e problemeve
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk ka shkëndija kur ndizni
gazin
Nuk ka rrymë Sigurohuni që njësia të jetë e
lidhur me rrjetin dhe furnizimi
me energji elektrike të jetë
aktivizuar.
Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresa bie më shumë se një
herë, lidhuni me një elektricist
të kualifikuar.
8
www.zanussi.com

Содержание

Скачать