Zanussi ZGO62414BA [10/72] Instalimi

Zanussi ZGO62414BA [10/72] Instalimi
Instalimi
Paralajmërim Referojuni kapitujve të
sigurisë.
Paralajmërim Udhëzimet e mëposhtme
lidhur me instalimin dhe mirëmbajtjen
duhet të kryhen nga një personel i kualifikuar
dhe në përputhje me standardet dhe rregullat
vendore në fuqi.
Lidhja e gazit
Zgjidhni lidhje të palëvizshme ose përdorni
një tub fleksibël prej inoksi në përputhje me
rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba
metalikë fleksibël, bëni kujdes që këta të mos
bien në kontakt me pjesët e lëvizshme ose që
të mos shtypen. Gjithashtu kini kujdes kur
vatra të vendoset bashkë me furrën.
E rëndësishme Sigurohuni që presioni i
furnizimit me gaz të pajisjes përputhet me
vlerat e rekomanduara. Rekordi tip bërryl
lidhet me linjën e ushqimit me gaz nëpërmjet
një dadoje të filetuar G 1/2". Vidhosini pjesët
pa ushtruar forcë, rregulloni lidhjen në
drejtimin e kërkuar dhe shtrëngojini mirë të
gjitha.
ABC
A) Fundi i boshtit me vidhë
B) Rondela
C) Krahu
Gazi i lëngët: përdorni mbajtësen e tubit prej
gome. Gjithmonë përdorni rondelën. Më pas
vazhdoni me lidhjen e gazit. Tubi fleksibël
është gati për punë kur:
nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël bëhen
në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në gjithë
gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i forcuar,
por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por thjesht
zëvendësojeni atë.
E rëndësishme Kur të ketë përfunduar
instalimi, sigurohuni që guarnicion i çdo lidhje
tubi të jetë si duhet. Përdorni një solucion me
sapun, jo flakë!
Zëvendësimi i injektorëve
1. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3. Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni tabelën
në kapitullin "Të dhënat teknike").
4. Rimontoni pjesët, duke ndjekur të njëjtat
hapa në rend të kundërt.
5. Zëvendësoni etiketën e specifikimeve (që
është vendosur pranë tubit të furnizimit
me gaz) me një tjetër të përshtatshme
për llojin e gazit. Mund ta gjeni këtë
etiketë në ambalazhin që keni marrë
bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga presioni i
nevojshëm, duhet të instaloni një pajisje
rregulluese të presionit te tubi i furnizimit me
gaz.
10
www.zanussi.com

Содержание

Скачать