Zanussi ZGO 62414 BA [10/68] Kujdesi dhe pastrimi

Zanussi ZGO 62414 BA [10/68] Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Tenxheret nuk duhet të
shtrihen mbi pjesën e butonave. Flaka
do të nxehë pjesën e butonave.
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi dy vatra.
Paralajmërim Sigurohuni që dorezat e
tenxhereve të mos dalin jashtë skajit
ballor të skarës së sipërme por tenxheret të
jenë pozicionuar në qendër mbi unaza, në
mënyrë që të arrihet stabiliteti maksimal dhe
një konsum sa më i ulët i gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose të deformuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
Paralajmërim Nuk rekomandohen
difuzorët e flakëve.
Paralajmërim Lëngjet e derdhura gjatë
gatimit mund të shkaktojnë thyerjen e
xhamit
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen dhe
lëreni të ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti elektrik,
përpara se të kryeni çdo veprim pastrimi ose
mirëmbajtjeje.
Paralajmërim Për arsye sigurie, mos e
pastroni pajisjen me pastrues me avull
ose me pastrues me presion të lartë.
Paralajmërim Mos përdorni pastrues
abrazivë, lesh teli ose acide. Ato mund
të shkaktojë dëmtime në pajisje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
pajisjes.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara, kapakun
dhe kurorën, lajini ato me ujë të ngrohtë
dhe sapun dhe thajini me kujdes përpara
se t'i vendosni në vend.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Mbajtëset e tenxheres nuk janë
përshtatshme për t’u larë në enëlarëse. Ato
duhet të lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur nga
ndonjë buzë e mprehtë e mbetur nga
procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat kokëforta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
Në mënyrë që vatrat të funksionojnë mirë,
sigurohuni që krahët e skarës mbajtëse të
jenë në qendër të vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i rivendosni
skarat mbështetëse, për të mos e
dëmtuar vatrën.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë të
butë.
Heqja e ndotjeve:
1. Hiqni menjëherë: materialet plastike
që shkrijnë, letrat plastike dhe
ushqimet që përmbajnë sheqer.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
10
www.zanussi.com

Содержание

Скачать