Zanussi ZOB362N [9/68] Si të veprojmë nëse

Zanussi ZOB362N [9/68] Si të veprojmë nëse
Pajisjet prej inoksi ose alumini:
Pastroni derën e furrës vetëm me një
sfungjer të njomur. Fshijini ato me një copë
butë.
Mos përdorni fije teli, acide ose produkte
gërryese, pasi ato mund të dëmtojnë
sipërfaqen e furrës. Pastroni panelin e
kontrollit të furrës duke ndjekur të njëjtat
masa paraprake.
Llamba e furrës
Paralajmërim Ka rrezik goditjeje
elektrike!
Përpara se të ndryshoni llambushkën e
furrës:
Fikni furrën.
Hiqni siguresat në kutinë e siguresave ose
fikni çelësin elektrik.
Vendosni një copë në bazamentin e
furrës për të mbrojtur dritën e furrës dhe
kapakun e xhamit.
Zëvendësimi i llambushkës së furrës/
pastrimi i mbulesës së xhamit
1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami në
drejtim kundër-orar dhe çmontojeni atë.
2. Pastroni kapakun prej xhami.
3. Zëvendësoni llambushkën e furrës me
një llambushkë tjetër resiztuese ndaj
nxehtësisë 300°C.
4. Montoni kapakun prej xhami.
Si të veprojmë nëse…
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Furra nuk nxehet Furra nuk është ndezur Ndizni furrën (shihni kapitullin
"Përdorimi i përditshëm").
Furra nuk nxehet Ka rënë siguresa në kutinë e
siguresave
Kontrolloni siguresën. Nëse
siguresa bie më shumë se
një herë, lidhuni me n
elektricist të kualifikuar.
Llamba e furrës nuk punon Llamba e furrës është me
defekt
Zëvendësoni llambën e
furrës
Mbi ushqim dhe në brendësi
të furrës formohet avull dhe
kondensim
I keni lënë ushqimet në furrë
për shumë kohë
Mos i lini gatesat në furrë për
më shumë se 15-20 minuta
pas përfundimit të procesit të
gatimit
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose Qendrën e
Shërbimit.
Këto të dhëna ju ndihmojnë në mënyrë të
shpejtë dhe të saktë: Këto të dhëna i gjeni
në etiketën e parametrave (referojuni
kapitullit "Përshkrimi i produktit").
Përshkrimi i modelit ............
Numri i produktit (PNC) ............
Numri serial (S N.) ............
Paralajmërim Lini që riparimet e pajisjes
të kryhen nga një elektricist i kualifikuar
ose një person kompetent.
E rëndësishme Nëse e keni përdorur
pajisjen në mënyrë të pasaktë, servisi nga
tekniku i shërbimit të klientit apo shitësi nuk
do të jetë falas, edhe pse gjatë periudhës së
garancisë.
9

Содержание