Skil 8003 LC [135/152] Këshillë për përdorimin

Skil 8003 LC [135/152] Këshillë për përdorimin
135
• Jini të vëmendshëm; shikoni se çfarë po bëni, përdorni
gjykimin tuaj dhe mos e përdorni pajisjen kur jeni i
lodhur
• Mbani një pozicionim të sigurt; mos u zgjasni, simodos
mbi shkallë dhe mbi skela
• Sigurohuni që pajisja është e kur para se ta lini
• Në rast të një defekti elektrik ose mekanik, kni
menjëherë pajisjen dhe hiqni spinën
PAS PËRDORIMIT:
• Fikni pajisjen dhe hiqni spinën
• Lejoni që pajisja të ftohet për të paktën 30 minuta
para se ta vini në magazinë
• Vareni pajisjen në unazën varëse J ose vendoseni në
pjesën e pasme në drejtim vertikal; kur të bëni këtë gjë
sigurohuni që nuk ka materiale ose gaze të djegshme
në afërsi
• Mos e magazinoni/lini veglën në ambiente të jashtme
• Magazonojeni pajisjen në një vend të thatë dhe të
mbyllur, larg nga fëmijët
PËRDORIMI
• Çelësi i ndezjes/kjes me 3 parametra të temperaturës
! kontrolloni nëse çelësi A është në pozicionin "0"
para se ta vini në prizë
- ndizni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin e
dëshiruar:
I = 70°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
II = 450°C, rryma e ajrit 350 litra/minutë
III = 600°C, rryma e ajrit 550 litra/minutë
- kur ta përdorni për herë të parë, nga pajisja mund
të çlirohet pak tym; kjo gjë është normale dhe do të
ndalojë shpejt
- kni pajisjen duke shtyrë çelësin A në pozicionin "0"
• Përdorimi i përgjithshëm
- përcaktoni temperaturë e duhur duke provuar në
një pjesë që nuk duket në material; lloni me një
parametër të ulët të temperaturës
- temperatura bie kur rritet distanca midis daljes/gypit të
ajrit dhe materialit të punës
- temperatura e kërkuar varet nga materiali ku do të
punoni
• Përdorimi i palëvizur
- vendoseni pajisjen mbi pjesën e pasme në pozicion
vertikal
- sigurohuni që sipërfaqja të jetë e pastër dhe pa
pluhura; ajri i ndotur dëmton motorin
- sigurohuni që rryma e ajrit të jetë e drejtuar larg jush
- siguroni kordonin për të parandaluar tërheqjen e
pajisjes
- mos prekni daljen/gypin e ajrit
- sigurohuni që asgjë të mos bjerë në daljen/gypin e ajrit
- mbajeni me kujdes pajisjen me një dorë ndërsa e kni
me dorën tjetër, dhe më pas lëreni që të ftohet
• Përdoreni në vende të vështira për t'u arritur
- hiqni unazën B , duke lëshuar daljen metalike të ajrit
në një distancë të madhe
! kini kujdes për një rrezik më të madh të zjarrit
dhe të djegieve
• Mbajtja dhe drejtimi i veglës
- mbajeni pajisjen me një dorë
- gjatë punës, mbajeni kokën në një largësi minimumi 7
cm nga materiali i punës; ajri i grumbulluar e dëmton
veglën
- mbajini të çarat e ajrimit C të pambuluara
• Aksesorët SKIL (nuk jane perfshire)
- gypi i mbrojtjes së xhamit D (për shmangien e rrymës
së ajrit)
- gypi i rrafshët E (për zgjerimin e rrymës së ajrit)
- gypi i reektorit F (për reektimin e rrymës së ajrit)
- gypi i zvogëlimit G (për përqendrimin e rrymës së ajrit)
SHËNIME:
- të gjitha shembujt e përdorimit (përveç heqjes së
bojësmbixham) mund të kryhen pa aksesorë;
sidoqoftë përdorimi i aksesorit të përshtatshëm e
thjeshton punën dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e
rezultateve
- kjo pajisje mund të përdoret e kombinuar me
aksesorët BOSCH dhe aksesorët e tjerë normalisht të
disponueshëm për pistoletat më ajër të nxehtë
• Montimi/heqja e aksesorëve (nuk jane perfshire)
- thjesht përshtatni aksesorin në daljen e ajrit H
- hiqeni një aksesor duke e tërhequr përpara pasi të
jetë ftohur
! montoni një aksesor vetëm kur dalja e ajrit të jetë
e ftohtë, kur çelësi është në pozicionin "0" dhe
kur spina është e shkëputur
• Unaza varëse J
- për magazinimin e lehtë të pajisjes
! lëreni pajisjen që të ftohet për të paktën 30
minuta para se ta magazinoni
• Kontrolli i vazhdueshëm i nxehtësisë (mbrojtja nga
mbingarkesa)
Mbron elementin e nxehjes nga dëmtimi kur pajisja
është e mbingarkuar pa u detyruar ta ndaloni dhe/ose ta
lini të ftohet për pak kohë
- kur temperatura ngrihet shumë, elementi i nxehjes
ket vetë, kurse motori vazhdon të punojë dhe krijon
ajër të ftohtë
- kur temperatura të ketë rënë ndjeshëm (zgjat vetëm
disa sekonda), elementi i nxehjes do të ndizet
automatikisht
! kurpajisjaketpaspunësnënjëpërcaktimtë
lartë të temperaturës, dhe ndizet përsëri pas një
pushimi të shkurtër, mund të zgjasë pak para se
elementi i nxehjes të arrijë në temperaturën e
dëshiruar
KËSHILLË PËR PËRDORIMIN
• Heqja e bojës/llakut
- përdorni një spatull të pastër, të mprehtë
- gërryejeni fort, kur boja të zbutet
- eksperimentoni për të përcaktuar gjatësinë e kohës
që duhet për të ushtruar nxehtësinë për rezultate
optimale
- gërryeni menjëherë bojë e zbutur ose ajo do të
forcohet përsëri
- mbani një kënd 30° deri në 40° midis pajisjes dhe
materialit
- hiqni bojën dhe copërat menjëherë nga spatulla për të
parandaluar ndezjen e tyre
- gërryeni me sipërfaqen e drurit, kur është e mundur
- mos e drejtoni rrymën e ajrit të nxehtë drejt të njëjtës
sipërfaqe për një kohë të gjatë

Содержание

Скачать