Makita LXT 18V без аккумулятора и ЗУ DWR180Z [15/56] Paralajmërime sigurie

Makita LXT 18V без аккумулятора и ЗУ DWR180Z [15/56] Paralajmërime sigurie
15 ALBANIAN
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime për sigurinë e çelësit
me dhëmbëza me bateri
1. Mbajeni pajisjen elektrike te sipërfaqet
e izoluara kapëse kur të jeni duke kryer
një veprim në të cilin mbërthyesi mund
kontaktojë me tela të fshehur. Nëse mbërthyesit
prekin një tel me rrymë atëherë pjesët metalike të
pajisjes elektrike elektrizohen dhe mund t’i japin
punëtorit goditje elektrike.
2. Mbajeni veglën fort.
3. Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament
fortë qëndrimi.
Sigurohuni që të mos ketë njeri poshtë
ndërkohë që e përdorni pajisjen në vende të
larta.
4. Mbani mbrojtëse për veshët.
5. Përpara instalimit kontrolloni çelësin e
goditjes me kujdes për konsumim, krisje ose
dëmtim.
6. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
7. Mos e prekni kokën me dhëmbëza, çelësin
e goditjes, bulonin, dadon apo materialin e
punës menjëherë pas përdorimit për kohë të
gjatë. Ato mund të jenë jashtëzakonisht të nxehta
dhe mund t’ju djegin lëkurën.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara nga
përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë zbatimin
me përpikëri të rregullave të sigurisë për
produktin në fjalë.
KEQPËRDORIMI ose mosndjekja e rregullave të
sigurisë të dhëna në këtë manual përdorimi mund
të shkaktojnë dëmtime të rënda personale.
Udhëzime rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Bateritë e përfshira të litiumit, u nënshtrohen
kërkesave të legjislacionit për mallrat e
rrezikshme.
Për transport tregtar p.sh. nga palë të treta,
agjentë të ndërmjetëm, duhet të ndiqen kërkesa
specike mbi paketimin dhe etiketimin.
Për përgatitjen e artikullit për transport, është i
nevojshëm konsultimi i një eksperti për materiale
të rrezikshme. Ju lutemi, ndiqni gjithashtu
rregulloret me gjasë më të detajuara vendore.
Mbuloni me ngjitëse ose maskoni kontaktet e
zhveshura dhe paketojeni baterinë në mënyrë të
tillë që të mos lëvizë në paketim.
11. Kur hidhni kutinë e baterisë, hiqeni nga vegla
dhe hidheni në një vend të sigurt. Zbatoni
rregulloret lokale rreth hedhjes së baterisë.
12. Përdorini bateritë vetëm me produktet e
specikuara nga Makita. Instalimi i baterive
produkte të papajtueshme mund të rezultojë në
zjarr, nxehtësi të lartë, shpërthim ose rrjedhje
elektroliteve.

Содержание

Похожие устройства

Скачать