Makita LXT 18V без аккумулятора и ЗУ DWR180Z [18/56] Aksesorë opsionalë

Makita DWR180RF [18/56] Aksesorë opsionalë
18 ALBANIAN
Instalimi ose heqja e çelësit
KUJDES:
Përpara përdorimit, sigurohuni që
çelësi të jetë kyçur mirë në përshtatësin e çelësit.
Vendosja e paplotë e çelësit mund të shkaktojë lëndim.
VINI RE: Përdorni gjithmonë çelësa të përmasave
të duhura për bulonin/dadon. Çelësat e përmasave
të gabuara do të rezultojnë në shtrëngim jo të rregullt
dhe/ose dëmtimin e bulonit/dados.
Për të vendosur çelësin, shtyjeni atë në përshtatësin e çelësit
derisa të bllokohet në vend. Për të hequr çelësin, thjesht tërhiqeni.
Fig.9: 1. Çelësi 2. Përshtatësi i çelësit
PËRDORIMI
KUJDES: Mbajeni veglën fort veçanërisht
kur buloni/dadoja arrin pozicionin e folesë. Çelësi
ndalon rrotullimin dhe reagimi i motorit krijon kthim
pas në çast që rrotullon veglën.
VINI RE: Mbajeni veglën të drejtuar drejt bulonit/
dados.
Mbajeni veglën fort dhe vendosni çelësin mbi bulon/
dado. Ndizni veglën dhe shtrëngojeni. Kur buloni/dadoja
arrin pozicionin e folesë, vegla ndalon automatikisht.
Fig.10
Vegla funksionon gjithashtu edhe pa çelës. Vrima e
përshtatësit mund të shtrëngojë bulonin/dadon M8
(5/16″). (funksionon si çelës 13 mm)
Fig.11
Përdorimi si vegël dore
Veglën mund ta përdorni si çelës dore me dhëmbëza
duke e kthyer veglën në shigjetat e drejtimit siç
ilustrohet. Në veçanti kur lironi një bulon/dado të fortë,
lirojeni me dorë në llim dhe më pas ndizni veglën.
Fig.12
VINI RE: Shtrëngimi i tepërt mund të dëmtojë
bulonin/dadon, çelësin ose veglën.
MIRËMBAJTJA
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë kur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit ose të
shërbimit të fabrikës të Makita-s, duke përdorur gjithnjë
pjesë këmbimi të Makita-s.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca
rekomandohen për përdorim me veglën Makita të
përcaktuar në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve
apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund
të përbëjë rrezik lëndimi. Aksesorët ose shtojcat
përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje
me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit
Makita-s.
Çelësi
Përshtatësi i çelësit
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në
paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Содержание

Похожие устройства

Скачать