Makita XGT GA005GZ [31/128] Paralajmërime sigurie

Makita XGT GA005GZ [31/128] Paralajmërime sigurie
31 SHQIP
Deklarata e konformitetit me KE-në
Vetëm për shtetet evropiane
Deklarata e konformitetit me KE-në përfshihet si
Shtojca A në këtë manual përdorimi.
PARALAJMËRIME
SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërimet për sigurinë e
smeriluesit me bateri
Paralajmërimet për sigurinë e zakonshme gjatë
veprimeve të lëmimit, smerilimit, fshirjes me furçë
me tela ose prerjes abrazive:
1. Kjo vegël elektrike funksionon si lëmues,
smerilues, furçë teli ose prerës. Lexoni
gjitha paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet,
ilustrimet dhe specikimet e dhëna me
këtë vegël elektrike. Mosndjekja e të gjitha
udhëzimeve të renditura më poshtë mund të
shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/ose lëndim të
rëndë.
2. Veprimet si lustrimi nuk rekomandohen për
t’u kryer me këtë vegël elektrike. Veprimet për
të cilat pajisja elektrike nuk është e përshtatshme
mund të krijojnë rrezik dhe të shkaktojnë dëmtime
personale.
3. Mos përdorni aksesorë që nuk janë projektuar
dhe rekomanduar nga prodhuesi i veglës. Fakti
që një aksesor mund të montohet në veglën tuaj
elektrike, nuk garanton një funksionim të sigurt.
4. Shpejtësia e matur e aksesorit duhet të jetë
minimalisht e barabartë me shpejtësinë
maksimale të caktuar në veglën elektrike.
Aksesorët që e kalojnë shpejtësinë e matur mund
të thyhen dhe të ndahen në copa.
5. Diametri i jashtëm dhe trashësia e aksesorit
tuaj duhet të jetë brenda kapacitetit të matur
të veglës elektrike. Aksesorët me përmasa të
gabuara nuk mund të mbrohen ose të kontrollohen
siç duhet.
6.
Montimi me leto i aksesorëve duhet të përputhet
me leton e boshtit të makinerisë prerëse. Për
aksesorët e montuar me anxha, vrima e boshtit
të aksesorit duhet të përputhet me diametrin e
folesë së anxhës. Aksesorët që nuk përputhen me
pjesën montuese të veglës elektrike do të humbasin
ekuilibrin, do të lëkunden jashtë mase dhe mund të
shkaktojnë humbjen e kontrollit.
7.
Mos përdorni aksesorë të dëmtuar. Përpara çdo
përdorimi kontrolloni aksesorët si p.sh. disqet abrazive
për ciosje dhe krisje, mbështetëset e disqeve për
krisje, gërvishtje ose konsumim, furçën me tela për
lirim ose thyerje të telave. Nëse pajisja elektrike ose
aksesori bie, kontrolloni për dëmtime ose instaloni
një aksesor të padëmtuar. Pas inspektimit dhe
instalimit të aksesorëve, qëndroni me personat e tjerë
larg trajektores së rrotullimit të aksesorit dhe lëreni
pajisjen elektrike të punojë me shpejtësi maksimale pa
ngarkesë për një minutë. Aksesorët e dëmtuar zakonisht
do të shkëputen nga pajisja gjatë këtij testi.
8.
Mbani pajisje mbrojtëse personale. Në varësi
të përdorimit, përdorni mbrojtëse për fytyrën
ose syze sigurie të mëdha ose të vogla. Sipas
rastit, mbani maskë kundër pluhurit, mbrojtëse
për dëgjimin, doreza dhe përparëse mbrojtëse
që mund të ndalojë copëzat abrazive ose të
materialit të punës. Mbrojtësja e syve duhet të
ketë aftësi të ndalojë copat uturuese që prodhohen
nga veprimet e ndryshme. Maska kundër pluhurit
ose respiratori duhet të jenë në gjendje të ltrojnë
grimcat e prodhuara nga funksionimi i pajisjes.
Ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj zhurmave të
forta mund të shkaktojë humbjen e dëgjimit.
9. Mos i lejoni personat të afrohen në zonën e
punës. Kushdo që hyn në zonën e punës duhet
të mbajë veshur mjetet mbrojtëse personale.
Copëzat e materialit të punës ose të një aksesori
të thyer mund të uturojnë larg dhe të shkaktojnë
dëmtime përtej zonës ku punohet.
10. Mbajeni veglën elektrike vetëm te sipërfaqet
kapëse të izoluara kur të jeni duke kryer një
veprim në të cilin vegla prerëse mund të prekë
tela të fshehura. Prekja e një teli me rrymë do
ta përçojë rrymën edhe te pjesët e ekspozuara
metalike të veglës elektrike dhe mund të shkaktojë
goditje elektrike te punëtori.
11. Mos e lëshoni veglën elektrike nga dora deri sa
aksesori të ketë ndaluar plotësisht. Aksesori
rrotullohet mund të prekë sipërfaqen dhe mund ta
nxjerrë veglën elektrike jashtë kontrollit.
12. Mos e ndizni veglën elektrike kur jeni duke e
mbajtur anash trupit tuaj. Kontakti aksidental me
aksesorin rrotullues mund ta ngecë atë në rrobat
tuaja, duke e tërhequr aksesorin drejt trupit tuaj.
13. Pastroni rregullisht vrimat e ajrosjes së veglës
elektrike. Ventilatori i motorit do ta tërheqë
pluhurin brenda folesë dhe akumulimi i tepërt
i pluhurit të metalit mund të shkaktojë rreziqe
elektrike.
14. Mos e përdorni veglën elektrike pranë
materialeve të ndezshme. Shkëndijat mund t’i
ndezin këto materiale.
15. Mos përdorni aksesorë që kërkojnë ftohës
lëngshëm. Përdorimi i ujit ose i ftohësve të tjerë
të lëngshëm mund të rezultojnë në goditje ose në
goditje elektrike.

Содержание

Похожие устройства

Скачать