Makita XGT GA005GZ [39/128] Aksesorë opsionalë

Makita XGT GA005GZ [39/128] Aksesorë opsionalë
39 SHQIP
MIRËMBAJTJA
KUJDES: Sigurohuni gjithmonë që vegla të
jetë kur dhe të jetë hequr nga bateria përpara se
të kryeni inspektimin apo mirëmbajtjen.
VINI RE: Mos përdorni kurrë benzinë, benzinë
pastrimi, hollues, alkool dhe të ngjashme. Mund
të shkaktoni çngjyrosje, deformime ose krisje.
Për të ruajtur SIGURINË dhe QËNDRUESHMËRINË,
riparimet dhe çdo mirëmbajtje apo rregullim tjetër duhen
kryer nga qendrat e autorizuara të shërbimit të Makita-s,
duke përdorur gjithnjë pjesë këmbimi të Makita-s.
Pastrimi i vrimave ajrit
Vegla dhe ventilatorët e saj duhen mbajtur pastër.
Pastrojini rregullisht vrimat e ajrit të veglës ose kurdo
nisin të bllokohen.
Fig.30: 1. Vrima e daljes 2. Vrima e hyrjes
Hiqni kapakun e pluhurit nga ventilatori thithës dhe
pastrojeni në mënyrë që ajri të qarkullojë lirshëm.
Fig.31: 1. Kapaku për pluhurin
VINI RE: Pastroni kapakun e pluhurit kur është i
bllokuar me pluhur ose materiale të tjera. Vazhdimi
i punës kur kapaku i pluhurit është i bllokuar mund të
dëmtojë veglën.
AKSESORË OPSIONALË
KUJDES: Këta aksesorë ose shtojca rekomandohen për përdorim me veglën Makita të përcaktuar
në këtë manual. Përdorimi i aksesorëve apo shtojcave të tjera ndryshe nga këto mund të përbëjë rrezik lëndimi.
Aksesorët ose shtojcat përdorini vetëm për qëllimin e tyre të përcaktuar.
Nëse keni nevojë për më shumë të dhëna në lidhje me aksesorët, pyesni qendrën vendore të shërbimit të Makita-s.
Bateri dhe ngarkues origjinal Makita
Fig.32
- Modeli 100 mm Modeli 115 mm Modeli 125 mm
1 Mbajtësja 36
2 Mbrojtësja e diskut (për disqet lëmues)
3 Flanxha e brendshme
4 Disku me qendër të shtypur / Disku me kënd
5 Dado e kyçjes
6 Pllaka rezervë
7 Disku eksibël
8 Flanxha e brendshme dhe pafta
e gomës 76
Pllaka e gomës 100 Pllaka e gomës 115
9 Disk smerilimi
10 Dadoja bllokuese
11 Furçë disku me tela
12 Furçë me kupë me tela
13 Mbrojtësja e diskut (për disqet prerës) *1
14 Disku prerës smeril / Disku i diamantit
- Çelësi i dados së bllokimit
SHËNIM: *1 Në disa vende evropiane, kur përdoret një disk diamanti, mund të përdoret mbrojtësja e zakonshme që
mbulon të dyja anët e diskut. Ndiqni rregullat e shtetit ku ndodheni.
SHËNIM: Disa artikuj të listës mund të përfshihen në paketën e veglës si aksesorë standardë. Ato mund të
ndryshojnë nga njëri shtet në tjetrin.

Содержание

Похожие устройства

Скачать