Makita XGT GA005GZ [33/128] Ruajini këto udhëzime

Makita GA004GM201 [33/128] Ruajini këto udhëzime
33 SHQIP
Paralajmërimet për sigurinë specike gjatë
veprimeve të fshirjes me tela:
1. Kini parasysh se qimet e forta të telit
shkëputen nga furça edhe gjatë funksioneve
zakonshme. Mos i sforconi telat duke ushtruar
forcë mbi furçën. Qimet e forta të telit mund të
depërtojnë në rrobat e holla dhe/ose në lëkurë.
2. Nëse rekomandohet përdorimi i mbrojtëses
për fshirjen me tela, mos lejoni ndërhyrje të
diskut ose furçës së telit te mbrojtësja. Disku
ose furça e telit mund të zgjerohet në diametër
nga ngarkesa e punës dhe forcat centrifugale.
Paralajmërime shtesë mbi sigurinë:
1. Kur të përdorni disqe lëmuese me qendër të
shtypur, sigurohuni të përdorni vetëm disqe
përforcuara me bër qelqi.
2. KURRË MOS PËRDORNI disqe të llojit Stone
Cup me këtë lëmues. Ky lëmues nuk është
projektuar për këto lloje disqesh dhe përdorimi
i këtij produkti mund të shkaktojë dëmtime
personale.
3. Tregoni kujdes se mos dëmtoni boshtin,
anxhën (sidomos sipërfaqen e instalueshme)
ose dadon e bllokimit. Dëmtimi i këtyre pjesëve
mund të shkaktojë thyerjen e diskut.
4. Sigurohuni që disku nuk e prek materialin e
punës përpara se të ndizet çelësi.
5. Përpara se të përdorni veglën mbi një
material aktual, lëreni të punojë për ca kohë.
Tregoni kujdes për dridhjet ose lëkundjet
dëshmojnë për një instalim të gabuar ose një
disk jo në ekuilibër.
6. Përdorni sipërfaqen e specikuar të diskut për
të kryer lëmimin.
7. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
8. Mos e prekni materialin e punës menjëherë
pas punës; mund të jetë shumë i nxehtë dhe
mund t’ju djegë lëkurën.
9. Mos i prekni aksesorët menjëherë pas punës;
mund të jenë shumë të nxehtë dhe mund t’ju
djegin lëkurën.
10. Shihni udhëzimet e prodhuesit për montimin
dhe përdorimin e saktë të disqeve. Trajtojini
dhe ruajini disqet me kujdes.
11. Mos përdorni unaza zvogëluese ose reduktorë
për të përshtatur disqet abrazive me vrimë të
madhe.
12. Përdorni vetëm anxha specike për këtë
vegël.
13. Për veglat që do të punojnë me disqe që kanë
vrimë të letuar, sigurohuni që leta në disk
jetë aq e gjatë sa të pranojë të gjithë boshtin.
14. Kontrolloni që materiali i punës është
mbështetur siç duhet.
15. Tregoni kujdes, sepse disku vazhdon
rrotullimin edhe pasi të jetë kur vegla.
16. Nëse ambienti i punës është shumë i nxehtë
dhe me lagështirë ose i ndotur shumë me
pluhur të përçueshëm, përdorni një ndërprerës
qarku (30 mA) për të siguruar përdoruesin.
17. Mos e përdorni veglën mbi materiale
përmbajnë asbest.
18. Kur përdorni disk prerës, gjithmonë punoni me
mbrojtësen e diskut që mbledh pluhurin siç
kërkohet nga rregullat vendase.
19. Mbi disqet prerës nuk duhet të ushtrohet forcë
anësore.
20. Mos përdorni doreza pune prej lecke gjatë
punës. Fibrat e dorezave prej lecke mund të futen
te vegla, gjë e cila shkakton prishjen e veglës.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktojnë
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime të rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të shpërthejë
në zjarr.
8. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.

Содержание

Похожие устройства

Скачать