Makita XGT GA005GZ [38/128] Përdorimi

Makita XGT GA004GM201 199367 [38/128] Përdorimi
38 SHQIP
PËRDORIMI
PARALAJMËRIM: Nuk duhet të jetë kurrë e
nevojshme të sforconi veglën. Pesha e veglës jep
presionin e duhur. Sforcimi dhe presioni i tepërt mund
të shkaktojnë thyerje të rrezikshme të diskut.
PARALAJMËRIM: Zëvendësojeni
GJITHMONË diskun nëse vegla bie gjatë lëmimit.
PARALAJMËRIM: Mos e përplasni apo
godisni KURRË diskun e lëmimit në punë.
PARALAJMËRIM: Shmangni kërcimet dhe
ngecjen e diskut, veçanërisht kur punoni me
këndet, cepat e mprehtë, etj. Kjo mund të shkaktojë
humbje të kontrollit dhe kundërveprim.
PARALAJMËRIM: Mos e përdorni KURRË
veglën me disqe për prerje të drurit apo disqe të
tjera sharrash. Tehet e tilla kur përdoren me lëmues
kërcejnë shpesh dhe shkaktojnë humbje të kontrollit
që mund të sjellë lëndimin tuaj.
KUJDES: Mos e ndizni kurrë veglën kur është
në kontakt me materialin e punës. Kjo mund
shkaktojë lëndim të përdoruesit.
KUJDES: Gjithmonë përdorni syze mbrojtëse
ose një mbrojtëse të fytyrës gjatë punës.
KUJDES: Pas pune keni gjithnjë veglën dhe
prisni derisa disku të ndalojë tërësisht përpara se
ta vendosni veglën diku.
KUJDES: Mbajeni veglën GJITHMONË
mirë me njërën dorë në trup dhe me tjetrën në
mbajtësen (dorezën) anësore.
Lëmimi dhe smerilimi
Fig.25
Ndizni veglën dhe më pas vendosni diskun mbi
materialin e punës.
Përgjithësisht, mbajeni buzën e diskut në një kënd rreth
15° ndaj sipërfaqes së materialit të punës.
Gjatë periudhës së përdorimit të një disku të ri, mos
e përdorni lëmuesin në drejtimin përpara sepse
përndryshe mund të futet në materialin e punës. Pasi
buza e diskut të jetë rrumbullakosur nga përdorimi,
disku mund të përdoret si në drejtimin përpara ashtu
dhe në drejtimin prapa.
Puna me disk prerës smeril / disk diamanti
Aksesorë opsionalë
PARALAJMËRIM:
Mos e “bllokoni” diskun ose
mos aplikoni presion të tepërt mbi të. Mos provoni
të kryeni prerje të thella. Sforcimi i tepërt i diskut shton
ngarkesën dhe gjasat për përdredhje ose kapje të diskut
përgjatë prerjes dhe mundësinë e zmbrapsjes, mund të
ndodhë thyerje e diskut ose mbinxehje e motorit.
PARALAJMËRIM:
Mos e lloni prerjen brenda
materialit të punës. Lëreni diskun të kapë shpejtësinë
maksimale dhe lloni me kujdes prerjen duke e lëvizur
veglën përpara mbi sipërfaqen e materialit të punës.
Disku mund të kapet, të kërcejë sipër ose të zmbrapset
nëse vegla elektrike niset brenda materialit të punës.
PARALAJMËRIM:
Gjatë prerjeve mos e ndryshoni
kurrë këndin e diskut. Ushtrimi i presionit anësor mbi diskun
prerës (ashtu si gjatë lëmimit) do të shkaktojë krisjen dhe
thyerjen e diskut, duke ju shkaktuar lëndime të rënda.
PARALAJMËRIM: Disku i diamantit duhet
përdoret pingul mbi materialin që do të pritet.
Shembull përdorimi: përdorimi me disk prerës të smerilimit
Fig.26
Shembull përdorimi: vënia në funksionim me
diskun e diamantit
Fig.27
Vënia në punë me furça me kupë me tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES: Kontrolloni funksionimin e furçës
duke e ndezur veglën pa ngarkesë, duke u
siguruar se nuk ndodhet askush përpara ose në
një drejtim me furçën.
VINI RE: Shmangni aplikimin e presionit
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçën me kupë me tela. Kjo mund të sjellë prishje
parakohshme.
Shembull përdorimi: vënia në punë me furça me
kupë me tela
Fig.28
Vënia në punë me furça disku me tela
Aksesorë opsionalë
KUJDES: Kontrolloni funksionimin e diskut
me furçë me tela duke e ndezur veglën pa
ngarkesë, duke u siguruar se nuk ndodhet askush
përpara ose në një drejtim me diskun me furçë
me tela.
VINI RE: Shmangni aplikimin e presionit
tepërt që shkakton përkuljen e telave kur përdorni
furçë disku me tela. Kjo mund të sjellë prishje të
parakohshme.
Shembull përdorimi: vënia në punë me furçë disku me tela
Fig.29

Содержание

Похожие устройства

Скачать