Zanussi ZOB362X [2/68] Përdorimi i saktë

Zanussi ZOB362X [2/68] Përdorimi i saktë
Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2
Përpara përdorimit të parë _ _ _ _ _ _ _ _ 3
Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Përdorimi I rditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4
Udhëzime dhe këshilla të
nevojshme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5
Tabelat e gatimit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6
Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7
Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9
Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 10
Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11
Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ 11
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Për sigurinë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë të pajisjes, lexoni me kujdes
këtë manual përpara se të instaloni atë.
Mbajini këto udhëzime gjithmonë bashkë me
pajisjen, edhe kur e lëvizni apo e shisni.
Përdoruesit duhet të njohin plotësisht
veçoritë e përdorimit dhe sigurisë pajisjes.
Përdorimi i saktë
Mos e lini pajisjen vetëm gjatë punës.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Pajisja nuk duhet të përdoret si sipërfaqe
pune ose për mbështetur diçka sipër saj.
Mos vendosni apo futni lëngje të
ndezshme, materiale që marrin flakë
shpejt apo objekte që shkrijnë (psh.fle
plastike apo alumini) brenda ose pranë
pajisjes.
Bëni kujdes kur lidhni një pajisje elektrike
në prizat në afërsi. Bëni të mundur që
kabllot lidhës të mos bien në kontakt me
derën e furrës apo të mos kapen nën të.
Mos i lini gatesat e lëngshme dhe
ushqimet në furrë pasi të keni përfunduar
gatimin e tyre, pasi lagështia mund të
dëmtojë smaltin ose të hyjë nëpër njësitë
e furrës.
Mos i bëni vetë riparimet, për shmangur
plagosje apo dëmtim të pajisjes.
Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të
Shërbimit.
Mos përdorni gërryes të fortë ose
materiale të mprehta metalike për të
pastruar xhamin e derës së furrës, pasi
këto mund të gërvishtin sipërfaqen, çka
mund të shkaktojë krisjen e xhamit.
Shënim për veshjen e smaltuar
Ndryshimi i ngjyrave të veshjes së
smaltuar të furrës si pasojë e përdorimit, nuk
ndikojnë në funksionimin normal e të mirë të
pajisjes. Për këtë arsye, ato nuk përbëjnë një
defekt të përfshirë në rregulloren e
garancisë.
Siguria e fëmijëve
Vetëm të rriturit mund ta përdorin këtë
pajisje. Fëmijët duhet mbikëqyren për t'u
siguruar që të mos luajnë me pajisjen.
Mbajini gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Mbajini fëmijët larg pajisjes gjatë kohës
është në punë e sipër. Pjesët e jashtme
mund të nxehen shumë gjatë përdorimit.
Ka rrezik djegieje.
Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje nuk është ndërtuar për t'u
përdorur nga persona (përfshirë fëmijët),
aftësitë fizike, ndjesore ose mendore të
cilëve, ose mungesa e përvojës dhe
njohurive i pengon ata të përdorin pajisjen
me siguri pa mbikëqyrjen ose udhëzimet e
një personi përgjegjës, për të siguruar që
ata e përdorin pajisjen me siguri.
Pjesa e brendshme e pajisjes nxehet
shumë gjatë përdorimit. Bëni kujdes dhe
mos prekni elementet ngrohës. Ka rrezik
djegieje.
2

Содержание