Zanussi ZOB362X [5/68] Udhëzime dhe këshilla të nevojshme

Zanussi ZOB362X [5/68] Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Termostati i sigurisë
Për të parandaluar mbinxehjen e rrezikshme
(nga përdorimi i gabuar i pajisjes ose
komponentëve me defekt), furra është
pajisur me një termostat sigurie, i cili ndërpret
energjinë elektrike. Furra ndizet përsëri
automatikisht, kur bie temperatura.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Zbatimi
Pozicioni Off Pajisja është e fikur.
Shkrirja
Shkrin ushqimin e ngrirë. Çelësi i temperaturës duhet jetë në
pozicionin off.
Gatimi me ventilim
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve që kërkojnë të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një nivel të
furrës, pa përzierjen e erërave.
Grili i plotë
Elementi i grilit të plotë është i ndezur. Për të pjekur në gril
ushqime të sheshta në sasi të mëdha. Për të bërë toste.
Elementi i ngrohjes
së sipërme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e sipërme e furrës. Për përfundimin
e gatesave.
Elementi i ngrohjes
së poshtme
Nxehtësia vetëm nga pjesa e poshtme e furrës Për pjekjen e
kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Gatimi
konvencional
Nxehtësia vjen nga dy elementët, ai i sipërm dhe ai i poshtëm.
Për të pjekur në një nivel.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Paralajmërim Gatuani gjithmonë me
derën e furrës mbyllur kur piqni në gril.
Mos vendosni tava pjekjeje, tenxhere,
etj. mbi bazamentin e furrës për të
shmangur dëmtime të mundshme të smaltit
të furrës.
Bëni kujdes kur hiqni apo instaloni
aksesorët, për të shmangur dëmtime
mundshme të smaltit të furrës.
Furra ka katër nivele raftesh. Numërojini
nivelet e furrës nga poshtë.
Ju mund gatuani gatesa ndryshme edhe
dy zona gatimi njëkohësisht. Vendosini
raftet në nivelin 1 dhe 3.
Furra është e pajisur me një sistem të
veçantë që qarkullon ajrin dhe riciklon
vazhdimisht avullin. Ky sistem bën të
mundur gatimin në një ambient me avull
dhe i mban gatesat të buta brenda dhe të
pjekura mirë nga jashtë. Ajo ul kohën e
gatimit dhe konsumin e energjisë në
minimum.
Lagështia mund kondensohet pajisje
ose në dyert prej xhami. Kjo është
normale. Qëndroni gjithmonë pak larg
pajisjes kur hapni derën e furrës ndërsa
është në punë. Për të ulur kondensimin,
ndizeni furrën bosh për 10 minuta para
gatimit.
Fshini lagështinë e formuar pas çdo
përdorimi të pajisjes.
Pjekja e kekeve/tortave
Temperatura ideale për pjekjen e kekëve
është midis 150 °C dhe 200 °C.
Paranxehni furrën për afro 10 minuta para
pjekjes.
5

Содержание