Makita G-серия 18В, 13мм, 42/24Нм (2x1,5Ач, з/у) DF488DWE [14/56] Paralajmërime sigurie

Makita DF488DWE [14/56] Paralajmërime sigurie
14 SHQIP
PARALAJMËRIME SIGURIE
Paralajmërimet e përgjithshme për
sigurinë e veglës
PARALAJMËRIM: Lexoni të gjitha
paralajmërimet për sigurinë, udhëzimet, ilustrimet
dhe specikimet e dhëna me këtë vegël elektrike.
Mosndjekja e të gjitha udhëzimeve të renditura
poshtë mund të shkaktojë goditje elektrike, zjarr dhe/
ose lëndim të rëndë.
Ruajini të gjitha paralajmërimet
dhe udhëzimet për ardhmen.
Termi “vegël elektrike” në paralajmërime i referohet
veglës elektrike që përdoret e lidhur në prizë (me
kordon) ose veglës së përdorur me bateri (pa kordon).
Paralajmërime sigurie për trapanin
me bateri
Udhëzimet e sigurisë për të gjitha veprimet
1. Mbajeni veglën elektrike te sipërfaqet kapëse
të izoluara kur të jeni duke kryer një veprim
të cilin aksesori prerës ose shtrëngueset mund
të prekin tela të fshehur. Nëse aksesori prerës
ose shtrëngueset prekin një tel me rrymë, atëherë
pjesët metalike të veglës elektrike elektrizohen
dhe mund t’i shkaktojnë përdoruesit goditje
elektrike.
2. Gjithmonë sigurohuni që të keni bazament
fortë qëndrimi. Sigurohuni që të mos ketë njeri
poshtë ndërkohë që e përdorni pajisjen
vende të larta.
3. Mbajeni veglën fort.
4. Mbajini duart larg pjesëve rrotulluese.
5. Mos e lini veglën të ndezur. Përdoreni veglën
vetëm duke e mbajtur në dorë.
6. Mos prekni majën e puntos, materialin e punës
ose ciat menjëherë pas punës; mund të jenë
shumë të nxehtë dhe mund t’ju djegin lëkurën.
7. Disa materiale përmbajnë kimikate që mund
të jenë toksike. Kini kujdes që të parandaloni
thithjen e pluhurave dhe kontaktin me lëkurën.
Ndiqni të dhënat e sigurisë nga furnizuesi i
materialit.
8. Nëse maja e puntos nuk mund të lirohet
edhe nëse lironi nofullat, përdorni pinca për
ta tërhequr. Në rast të tillë, nxjerrja e majës
puntos me dorë mund të rezultojë në lëndim nga
ana e saj e mprehtë.
9. Sigurohuni që të mos ketë kabllo elektrike,
tuba uji, tuba gazi etj. që mund të shkaktojnë
rrezik nëse dëmtohen nga përdorimi i veglës.
Udhëzimet e sigurisë kur përdorni maja puntosh të gjata
1. Asnjëherë mos e përdorni me shpejtësi më
të lartë se shpejtësia maksimale nominale e
majës së puntos.shpejtësi më të larta, maja
mund të shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet
lirshëm pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
që rezulton në lëndim personal.
2. Gjithmonë shponi me shpejtësi të ulëta dhe
me majën e puntos në kontakt me materialin
e punës. Në shpejtësi më të larta, maja mund
shtrembërohet nëse lejohet të rrotullohet lirshëm
pa kontaktuar me materialin e punës, gjë
rezulton në lëndim personal.
3. Aplikoni presion vetëm në vijë direkte me
majën dhe mos aplikoni presion të tepërt.
Majat mund të shtrembërohen duke shkaktuar
thyerje ose humbje të kontrollit, duke rezultuar
lëndim personal.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM: MOS lejoni që njohja
ose familjarizimi me produktin (të tuara
nga përdorimi i shpeshtë) të zëvendësojnë
zbatimin me përpikëri të rregullave të sigurisë
për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna
në këtë manual përdorimi mund të shkaktoj
dëmtime të rënda personale.
Udhëzime rëndësishme rreth
sigurisë për kutinë e baterisë
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë, lexoni
të gjitha udhëzimet dhe shënimet e masave
parandaluese te (1) ngarkuesi i baterisë, (2)
bateria dhe (3) produkti që përdor baterinë.
2. Mos e çmontoni ose dëmtoni kutinë e baterisë.
Kjo mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini
sytë me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni terminalet me materiale
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë
në një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike, mbinxehje,
djegie të mundshme dhe madje prishje.
6. Mos e ruani dhe mos e përdorni pajisjen dhe
kutinë e baterisë në vende ku temperatura
mund të arrijë ose tejkalojë 50 °C (122 °F).
7.
Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse është
shumë e dëmtuar ose është konsumuar plotësisht.
Kutia e baterisë mund të shpërthejë në zjarr.
8. Mos e shponi, pritni, shtypni, hidhni apo
rrëzoni kutinë e baterisë apo ta goditni kutinë
e baterisë me një objekt të fortë. Një sjellje e
tillë mund të shkaktojë zjarr, nxehtësi të lartë ose
shpërthim.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.

Содержание

Похожие устройства

Скачать