Skil 5885 NA [148/164] Përdorimi

Skil 5885 NA [148/164] Përdorimi
148
GJATË PËRDORIMIT
Niveli i zhurmës gjatë punës mund të kalojë 85 dB(A);
mbani mbrojtëse për veshët
Mos e përdorni kurrë pajisjen pa sistemin origjinal
mbrojtës
Mos u përpiqni të prisni materiale shumë të vogla
Mos punoni me veglën mbi kokën tuaj
Në rast bllokimi ose defekti elektrik ose mekanik, fikeni
menjëherë veglën dhe hiqni spinën
Nëse kordoni dëmtohet ose pritet gjatë punës, mos e
prekni kordonin por hiqni menjëherë spinën
PAS PËRDORIMIT
Kur ta largoni pajisjen, fikeni motorin dhe sigurohuni që të
gjitha pjesët lëvizëse të kenë ndluar plotësisht
Pas fikjes së sharrës rrethore, mos e ndaloni kurrë
rrotullimin e lamës së sharrës duke ushtruar një forcë
anësore
PËRDORIMI
Montimi i lamës së sharrës 3
! hiqni spinën
- merrni çelësin heksagonal A nga vendi i mbajtjes B
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni kur të hiqni bulonin e lamës D me çelësin
heksagonal
! shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
vetëm kur vegla të jetë e palëvizshme
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
- hiqni fllanxhën E
- hapni mbrojtësen e poshtme F me levën G dhe
mbajeni ndërsa montoni lamën e sharrës me
dhëmbëzat dhe shigjetën e printuar mbi lamë në të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtësen e poshtme
- lëshoni mbrojtësen e poshtme F
- montoni fllanxhën E
! sigurohuni që sipëfaqet shtrënguese H të
fllanxhave janë plotësisht të pastra dhe janë
përballë lamës
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C dhe
mbajeni ndërsa shtrëngoni bulonin e lamës me çelësin
heksagonal 1/8 rrotullim pas shtrëngimit me dorë
(siguron rrëshqitjen e lamës së sharrës kur ndesh
rezistencë të madhe duke zvogëluar mbingarkesën e
motorit dhe goditjen e kthimit të sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues C
Rregullimi i thellësisë së prerjes (0-85 mm) 4
- për një prerje me cilësi optimale, lama e sharrës nuk
duhet të zgjatet më shumë se 3 mm poshtë materialit
të punës
- lironi levën J
- ngrini/ulni këmbëzën K deri sa të caktohet thellësia e
dëshiruar e prerjes në shkallë me anë të treguesit L
- shtrëngoni levën J
Rregullimi i këndit të prerjes (0-45°) 5
- lironi 2 dorezat M
- anoni veglën deri sa të caktohet këndi i dëshiruar i
prerjes në shkallë me anë të treguesit N
- shtrëngoni 2 dorezat M
! për prerje të pjerrëta, thellësia e prerjes nuk
përputhet me vlerën në shkallën e thellësisë së
prerjes
Kontrolli i këndit të prerjes 90° 5
- rregulloni dhe shtrëngoni këmbëzën K në maksimumin
e thellësisë së prerjes 4
- rregulloni dhe shtrëngoni këndin e prejes në 0°
- kontrolloni për një kënd 90° midis lamës dhe fundit të
këmbëzës me një katror
- nëse ka nevojë për rregullime, lironi 2 dorezat M dhe
përdorni vidën përshtatëse P si në ilustrim
Treguesi i vijës së prerjes Q 7
- për drejtimin e veglës në vijën e dëshiruar të prerjes të
shënuar në materialin e punës
- për një prerje të drejtë 0° ose të pjerrët 45° përdorni
vijën e treguesit përkatës
- ju lejon të zgjidhni nëse materialet e mbetjeve janë në
anën e brendshme ose të jashtme të thikës
! pjesa e gjerë e këmbëzës duhet të qëndrojë në
pjesën e mbështetur të materialit
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
! bëni gjithmonë prerje provë në fillim për të
verifikuar vijën aktuale të prerjes
Ndezja e butë elektronike 8
Siguron arritjen e shpejtësisë maksimale me qetësi pa
goditje të papritur kur ndizet vegla
Thithja e pluhurave
- lidhni fshesën me korrent në pjesën e zgjatimit R 9
! mos lejoni kurrë që tubi i fshesës me korrent të
ndërhyjë në mbrojtësen e poshtme ose gjatë
veprimit të prerjes
- ju mund të përdorni edhe një qese për pluhurat
(aksesori 2610387402 nga SKIL)
! mos përdorni një qese pluhurash/fshesë me
korrent kur prisni metale
Funksionimi i veglës 9
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- mbajeni gjithmonë fort dorezën S me një dorë dhe
dorezën T me dorën tjetër
- vendoseni veglën me pjesën e përparme të këmbëzës
rrafsh me materialin e punës
! sigurohuni që dhëmbëzat e sharrës të mos jenë
në kontakt me materialin e punës
- ndizni veglën duke shtypur në fillim çelësin U (=
çelësin e sigurisë që nuk mund të bllokohet) dhe më
pas tërhiqni çelësin e aktivizimit V
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- mbrojtësja e poshtme F hapet automatikisht kur lama
e sharrës hyn në materialin e punës (hapni mbrojtësen
e poshtme në mënyrë manuale duke përdorur levën G
vetëm për prerje të veçanta si prerje me zhytje)
- mos e sfonrconi veglën; ushtroni një presion të lehtë
dhe në vazhdim
! gjatë punës, mbajeni gjithmonë veglën në
zonën(at) e dorezës me ngjyrë gri
- pasi të përfundoni prerjen, fikeni veglën duke lëshuar
çelësin V
! sigurohuni që lama të ketë ndaluar plotësisht
para se ta hiqni veglën nga materiali i punës

Содержание

Скачать