Viking MB 248 T [335/346] Palosja e pjesës së sipërme të timonit

Viking MB 248 T [335/346] Palosja e pjesës së sipërme të timonit
AL
333
0478 111 9820 B - AL
7.4 Palosja e pjesës së sipërme
të timonit
Për transportimin dhe magazinimin
në pak vend, pjesa e sipërme e timonit (1)
mund të paloset.
Nxirrni litarin e ndezjes. (Ö 7.3)
Lironi dorezat (3) në të dyja anët (duke
i rrotulluar në drejtim të kundërt të
akrepave të orës).
Palosni me ngadalë përpara pjesën e
sipërme të timonit (1).
7.5 Montimi i shportës për
mbledhjen e barit
Tërhiqeni copën e shportës për
mbledhjen e barit (B) mbi skeletin e
shportës për mbledhjen e barit (C).
Për këtë, kalojeni dorezën mbajtëse (1)
nëpërmjet të çarës (2) në copën e
shportës për mbledhjen e barit (B).
Shtrëngoni fort mbërthyeset (3) në
copën e shportës për mbledhjen e
barit (B) në pjesën e sipërme dhe të
poshtme, si dhe anash në skeletin e
shportës për mbledhjen e barit (C).
7.6 Heqja dhe futja e shportës
për mbledhjen e barit
Futja:
Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes (1).
Kapeni fort shportën për mbledhjen e
barit (2) në dorezën mbajtëse (3) dhe
drejtojeni për nga kanali i daljes i
korrëses së barit.
Llamarinën përçuese të shportës për
mbledhjen e barit vendoseni mbi
shufrën tërthore (4)
Vareni shportën për mbledhjen e
barit (2) me ndihmën e të dy veshëve
mbajtës (5) – majtas dhe djathtas –
kllapat për shportën e barit (6).
Lëshoni shportën për mbledhjen e barit
dhe mbyllni me ngadalë kapakun e
daljes (1).
Nxjerrja:
Hapni dhe mbani të hapur kapakun e
daljes (1).
Kapeni fort shportën për mbledhjen e
barit (2) në dorezën mbajtëse (3) dhe
ngrijeni me ngadalë derisa të veshët
mbajtës (5) të lirohen nga kllapat për
shportën e barit (6).
Tërhiqeni prapa shportën për
mbledhjen e barit dhe për këtë nxirrni
me kujdes llamarinën përçuese nga
kanali i daljes.
Mbyllni me ngadalë kapakun e
daljes (1).
7.7 Rregullimi qendror i lartësisë
së prerjes
Ekziston mundësia që të bëhen 7
rregullime të lartësisë së prerjes midis
25 mm dhe 75 mm.
Niveli i prerjes 1:
lartësia më e ulët e prerjes
Niveli i prerjes 7:
lartësia më e lartë e prerjes
Shtypni dhe mbani shtypur me një dorë
levën e rregullimit të lartësisë së
prerjes (1) në rrotën e pasme (2).
Vendoseni levën e rregullimit të
lartësisë së prerjes (1) në pozicionin që
dëshironi.
Lëshojeni ngadalë levën e rregullimit të
lartësisë së prerjes (1) dhe lëreni të
bllokohet në pozicion.
Rrezik lëndimi!
Përpara palosjes fikni motorin me
djegie të brendshme dhe hiqni
prizën e kandelave.
Pjesa e sipërme e timonit (1) nuk
duhet ngarkuar me peshë shtesë
(p.sh. nga varja e rrobave të punës
në pjesën e sipërme të timonit).
Rrezik kapjeje!
Duke i liruar të dyja dorezat (3),
pjesa e sipërme e timonit (1) mund
të paloset vetë. Prandaj, përpara
lirimit të të dyja dorezave (3)
mbajeni pjesën e sipërme të
timonit (1) në pozicionin më të
lartë.
Evitoni dëmtimet në pajisje!
Gjatë montimit të copës së
shportës për mbledhjen e barit (B)
mos e futni atë mbi dorezën
mbajtëse (1) të skeletit të shportës
për mbledhjen e barit (C) (bëni
kujdes për pjesën e çarë (2) në
copën e shportës për mbledhjen e
barit (B)!).
1
5
Rrezik lëndimi!
Përpara futjes dhe heqjes së
shportës për mbledhjen e barit
duhet fikur motori!
6
Rrezik lëndimi!
Përpara rregullimit të lartësisë së
prerjes, fikni motorin me djegie të
brendshme.
7

Содержание