Makita DUH551Z [21/80] Për kutinë e baterisë

Makita DUH651Z [21/80] Për kutinë e baterisë
21
7. Përdoreni prerësin e shkurreve vetëm nëse jeni
në gjendje të mirë fizike. Vëmendja reduktohet
nëse jeni të lodhur. Tregohuni veçanërisht të
kujdesshëm në fund të ditës së punës. Kryejini të
gjitha punët me qetësi dhe kujdes. Përdoruesi
është përgjegjës për të gjitha dëmtimet ndaj
palëve të treta.
8. Asnjëherë mos e përdorni prerësin nën ndikimin e
alkoolit, drogave ose mjekimeve.
9. Dorezat e punës prej lëkure të fortë janë pjesë e
pajisjeve bazë të prerësit të shkurreve dhe duhet
të vishen gjithmonë gjatë përdorimit të tij. Mbani
gjithashtu këpucë të forta me shuall kundër
rrëshqitjes.
10. Përpara se të filloni punën, kontrolloni për t’u
siguruar që prerësi është në gjendje pune të mirë
dhe të sigurt. Sigurohuni që mbrojtëset janë
vendosur siç duhet. Prerësi i shkurreve nuk duhet
të përdoret nëse nuk është montuar plotësisht.
11. Sigurohuni që keni mbështetje të sigurt të
këmbëve përpara se të filloni punën.
12. Mbajeni veglën fort gjatë përdorimit.
13. Mos e përdorni veglën pa ngarkesë nëse nuk
është e nevojshme.
14. Fikeni menjëherë motorin dhe hiqni kutinë e
baterisë nëse prerësi prek ndonjë gardh ose
objekt tjetër të fortë. Kontrollojeni prerësin për
dëmtime dhe nëse është dëmtuar, riparojeni
menjëherë.
15. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kontrolloni prerësin, të
ndreqni defektet ose të hiqni materiale të ngecura
te prerësi.
16. Fikeni gjithmonë prerësin dhe hiqni kutinë e
baterisë përpara se të kryeni mirëmbajtje.
17. Hiqeni gjithmonë kutinë e baterisë dhe vendoseni
kapakun e disqeve mbi disqet e prerësit gjatë
lëvizjes së prerësit të shkurreve në një vend tjetër
apo gjatë punës. Asnjëherë mos e mbani ose e
transportoni prerësin ndërkohë që prerësi është
duke lëvizur. Mos e kapni asnjëherë prerësin me
duar.
18. Pastrojeni prerësin e shkurreve dhe sidomos
prerësin pas përdorimit dhe përpara se ta ruani
prerësin për periudha të gjata kohore. Lyeni
prerësin pak me vaj dhe vendosni kapakun.
Kapaku i dhënë me njësinë mund të varet në mur,
duke ofruar një mënyrë të sigurt dhe praktike
ruajtjeje të prerësit të shkurreve.
19. Ruajeni prerësin e shkurreve në një dhomë
thatë, me kapakun të vendosur. Mbajeni larg
fëmijëve. Mos e ruani asnjëherë prerësin jashtë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.
PARALAJMËRIM:
MOS lejoni që njohja ose familjarizimi me produktin
(të fituara nga përdorimi i shpeshtë) të
zëvendësojnë zbatimin me përpikëri të rregullave të
sigurisë për produktin në fjalë. KEQPËRDORIMI ose
mosndjekja e rregullave të sigurisë të dhëna në këtë
manual përdorimi mund të shkaktojnë dëmtime
personale serioze.
ENC007-8
UDHËZIME TË RËNDËSISHME
PËR SIGURINË
PËR KUTINË E BATERISË
1. Përpara se ta përdorni kutinë e baterisë,
lexoni të gjitha udhëzimet dhe shënimet e
masave parandaluese te (1) ngarkuesi i
baterisë, (2) bateria dhe (3) produkti që përdor
baterinë.
2. Mos e hiqni kutinë e baterisë.
3. Nëse koha e përdorimit është shkurtuar jashtë
mase, ndalojeni punën menjëherë. Kjo mund
të rezultojë në rrezik mbinxehjeje, djegie
mundshme, madje edhe shpërthim.
4. Nëse ju futen elektrolite në sy, shpëlajini sytë
me ujë të pastër dhe kërkoni ndihmë
mjekësore menjëherë. Kjo gjë mund të
rezultojë në humbje të shikimit.
5. Mos bëni lidhje të shkurtër me kutinë e
baterisë:
(1) Mos i prekni polet me materiale të tjera
përcjellëse.
(2) Shmangni ruajtjen e kutisë së baterisë në
një kuti me objekte të tjera metalike, si
gozhdë, monedha etj.
(3) Mos e ekspozoni kutinë e baterisë në ujë
ose shi.
Qarku i shkurtër i baterisë mund të shkaktojë
qarkullim të madh të rrymës elektrike,
mbinxehje, djegie të mundshme dhe madje
prishje.
6. Mos e ruani pajisjen dhe kutinë e baterisë në
vende ku temperatura mund të arrijë ose
tejkalojë 50 C (122 F).
7. Mos e digjni kutinë e baterisë, edhe nëse
është shumë e dëmtuar ose është konsumuar
plotësisht. Kutia e baterisë mund të
shpërthejë në zjarr.
8. Bëni kujdes që të mos e rrëzoni ose ta godisni
baterinë.
9. Mos përdorni bateri të dëmtuar.
10. Zbatoni rregulloret lokale rreth asgjësimit të
baterisë.
RUAJINI KËTO UDHËZIME.

Содержание

Похожие устройства

Скачать