Makita DUH551Z [23/80] Përdorimi

Makita DUH551Z (без АКБ и ЗУ) [23/80] Përdorimi
23
nëse tërhiqet këmbëza e çelësit. Në këtë rast, lëreni
veglën/baterinë të ftohet përpara se ta ndizni sërish.
SHËNIM:
Mbrojtja e baterisë nga mbinxehja funksionon vetëm me
kuti baterie me shenjën e yllit.
Fig.2
Mbrojtja nga mbishkarkimi
Fig.3
Kur kapaciteti i baterisë së mbetur pakësohet, treguesi i
baterisë pulson në krahun përkatës të baterisë. Nëse
puna vazhdon, vegla ndalon dhe treguesi i baterisë
ndizet për rreth 10 sekonda. Në këtë rast, ngarkoni
kutinë e baterisë.
Pozicionet e montimit të dorezës
KUJDES:
Gjithmonë sigurohuni që doreza të jetë kyçur në
pozicionin e dëshiruar para se të vihet në punë
pajisja.
Fig.4
Në varësi të punës që bëni, mund ta vendosni këndin e
dorezës në pozicionin 45°ose 90° majtas ose djathtas.
Për të rrotulluar dorezën, tërhiqni çelësin dhe rrotulloni
dorezën siç tregohet në figurë. Doreza është bllokuar
pozicionin 45°. Për ta rrotulluar dorezën në pozicionin
90°, tërhiqni sërish çelësin dhe rrotullojeni dorezën
edhe më tej.
Veprimi i ndërrimit
KUJDES:
Përpara se ta vendosni kutinë e baterisë në vegël,
kontrolloni gjithmonë për të parë nëse çelësi është
në pozicionin e duhur dhe nëse kthehet në
pozicionin "OFF" (fikur) kur lëshohet.
Fig.5
Për sigurinë tuaj, kjo vegël ka një sistem çelësash të
dyfishtë. Për të ndezur veglën, shtypni butonin e
zhbllokimit dhe shtypni këmbëzën e çelësit A dhe B. Për
të fikur çelësin, lëshoni një nga këmbëzat e çelësit.
Vegla niset vetëm kur tërhiqen të dyja këmbëzat e
çelësit.
Ndryshimi i shpejtësisë
Fig.6
Goditjet për minutë mund të rregullohen vetëm duke
rrotulluar diskun rregullues. Kjo mund të bëhet ndërkohë
që vegla është në punë. Disku shënon 1 (shpejtësia
e ulët) deri në 6 (shpejtësia e plotë).
Referojuni tabelës së mëposhtme për marrëdhënien
ndërmjet parametrave të numrit në diskun rregullues
dhe goditjet për minutë.
Numri mbi diskun e rregullimit
Goditje për minutë (min )
-1
6
5
4
3
2
1
1800
1750
1650
1500
1300
1000
011264
KUJDES:
Disku i rregullimit të shpejtësisë mund të kthehet
deri në 6 dhe sërish në 1. Mos ushtroni forcë pas
6 dhe 1, ose funksioni i rregullimit të shpejtësisë
nuk do të funksionojë.
Goditjet në minutë ndryshojnë sipas kushteve të
kutisë së baterisë dhe fletëve të gërshërës.
PËRDORIMI
KUJDES:
Bëni kujdes të mos prekni aksidentalisht ndonjë
gardh metalik ose objekte të tjera të forta gjatë
prerjes. Disku do të thyhet dhe mund të shkaktojë
lëndim të rëndë.
Është shumë e rrezikshme të zgjateni me prerësin
e shkurreve, veçanërisht nga një shkallë. Mos
punoni nga ndonjë vend i lëvizshëm ose
paqëndrueshëm.
Fig.7
Mos provoni të prisni degë më të trasha se 10 mm në
diametër me këtë prerës. Këto duhet të priten fillimisht
me gërshërë deri në nivelin e prerjes së shkurreve.
KUJDES:
Mos pritni pemë të thata ose objekte të ngjashme
të forta. Në të kundërt, mund të dëmtohet vegla.
Fig.8
Mbajeni prerësin me të dyja duart dhe tërhiqni këmbëzën
A ose B të çelësit dhe më pas lëvizeni përpara trupit tuaj.
Fig.9
Si punë bazë, anoni disqet në drejtimin e prerjes dhe
lëvizeni lehtë dhe ngadalë në shpejtësi prej 3-4
sekondash për metër.
Fig.10
Për të prerë majën e një shkurreje në mënyrë
njëtrajtshme, ju ndihmon të lidhni një fije në lartësinë e
dëshiruar të shkurres dhe të prisni përgjatë saj, duke e
përdorur si vijë reference.
Fig.11
Montimi i grumbulluesit të ashklave (aksesor opsional)
në vegël gjatë prerjes drejt të shkurreve mund të
shmangë shpërndarjen e gjetheve të prera.

Содержание

Похожие устройства

Скачать