Makita DUH551Z [22/80] Përshkrimi i punës

Makita DUH651Z [22/80] Përshkrimi i punës
22
Këshilla për të ruajtur jetëgjatësinë
maksimale të baterisë
1. Ngarkojeni baterinë përpara se të shkarkohet
plotësisht.
Gjithmonë ndaloni punën me pajisjen dhe
ngarkoni baterinë kur vëreni ulje të fuqisë së
pajisjes.
2. Asnjëherë mos e ringarkoni baterinë e
ngarkuar plotësisht.
Mbingarkimi shkurton jetëgjatësinë e
shërbimit të baterisë.
3. Ngarkojeni baterinë në temperaturën e
dhomës në 10 C-40 C (50 F - 104 F).
Lëreni kutinë e nxehtë të baterisë të ftohet
përpara se ta ngarkoni atë.
4. Ngarkojeni baterinë një herë në gjashtë muaj
nëse nuk e përdorni për një kohë të gjatë.
PËRSHKRIMI I PUNËS
KUJDES:
Sigurohuni gjithmonë që vegla të jetë e fikur dhe
kutia e baterisë të jetë hequr përpara se ta
rregulloni apo t'i kontrolloni funksionet e veglës.
Instalimi ose heqja e kutisë së baterisë
Fig.1
KUJDES:
Fikeni gjithmonë veglën përpara se të instaloni
ose hiqni kutinë e baterisë.
Mbajeni fort veglën dhe kutinë e baterisë kur
vendosni ose hiqni kutinë e baterisë.
Mosmbajtja fort e veglës dhe kutisë së baterisë
mund të bëjë që ato t'ju rrëshqasin nga duart dhe
të sjellë dëmtimin e veglës dhe të kutisë së
baterisë, si dhe lëndimin e personit.
Për të hequr kutinë e baterisë, rrëshqiteni atë nga vegla
ndërsa rrëshqisni butonin në pjesën e përparme të
kutisë së baterisë.
Për të vendosur kutinë e baterisë, bashkërenditni
gjuhëzën e kutisë së baterisë me kanalin e folesë dhe
rrëshqiteni për ta futur. Futeni deri në fund, derisa të
kërcasë dhe të bllokohet në vend. Nëse shikoni
treguesin e kuq në anën e sipërme të butonit, ajo nuk
është bllokuar plotësisht.
KUJDES:
Vendoseni gjithnjë plotësisht kutinë e baterisë
derisa treguesi i kuq të mos duket. Nëse jo, ajo
mund të bjerë aksidentalisht nga vegla duke ju
lënduar ju ose personat pranë.
Mos e vendosni me forcë kutinë e baterisë. Nëse
kutia nuk rrëshqet me lehtësi brenda, ajo nuk
është futur siç duhet.
SHËNIM:
Vegla nuk punon vetëm me një kuti baterie.
Sistemi i mbrojtjes së veglës/baterisë
Vegla është e pajisur me një sistem të mbrojtjes së
veglës/baterisë. Ky sistem ndërpret automatikisht
energjinë në motor për të zgjatur jetëgjatësinë e veglës
dhe baterisë.
Vegla do të ndalojë automatikisht gjatë punës nëse
vegla ose bateria janë vendosur sipas një prej kushteve
të mëposhtme. Treguesit ndizen në rrethana të caktuara.
Mbrojtja nga mbingarkesa
Kur vegla vihet në punë në një mënyrë që e bën atë të
tërheqë një korrent më të lartë nga normalja, vegla fiket
automatikisht pa dhënë asnjë shenjë. Nëse ndodh kjo,
fikeni veglën dhe ndaloni aplikacionin që shkaktoi
mbingarkesën e veglës. Më pas ndizeni veglën që
rinisë punën.
Mbrojtja e veglës/baterisë nga mbinxehja
Kur vegla/bateria mbinxehet, vegla ndalon automatikisht
pa dhënë asnjë tregues. Vegla nuk do të ndizet edhe

Содержание

Похожие устройства

Скачать