Skil 1131 LA Инструкция по эксплуатации онлайн [163/188] 92578

Skil 1131 LA Инструкция по эксплуатации онлайн [163/188] 92578
163
Përcaktimi i këndeve me kllapa 0
! hiqni spinën
- lironi vidhën e bllokimit K
- mbajeni fort dorezën e çelësit A dhe rrotullojeni veglën
si dhe tavolinën e sharrës në të majtë ose në të djathtë
- caktoni këndin me kllapë që dëshironi (nga 0° deri në
45°) me anë të treguesit L
- shtrëngoni vidhën e bllokimit K
- për një përcaktim të shpejtë dhe të saktë të këndeve
me kllapë që përdorni shpesh (0°, 5°, 10°, 15°, 22,5°,
30°, 35°, 40°, 45°), tavolina e sharrës zë vend në
dhëmbëzimet përkatëse në të dyja drejtimet
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Caktimi i këndeve të pjerrëta majtas (45°- 0°) !
- lironi dorezën me tre këmbë M
- lëvizeni krahun e pajisjes në të majtë deri sa treguesi i
këndit të pjerrët P të tregojë këndin e pjerrët që
dëshironi
- mbajeni krahun e pajisjes në këtë pozicion dhe
shtrëngoni dorezën M
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Caktimi i këndeve të pjerrëta djathtas (0°- 45°) @
- zgjatni guidën J në të djathtë duke liruar/shtrënguar
vidhën e bllokimit J1
- tërhiqni gjilpërën e bllokimit N për të liruar pozicionin
- lironi dorezën me tre këmbë M
- rrotulloni krahun e veglës në të djathtë deri sa treguesi
i këndit të pjerrët P të tregojë këndin e pjerrët që
dëshironi
- mbajeni krahun e pajisjes në këtë pozicion dhe
shtrëngoni dorezën M
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Prerjet e përbëra #
- prerjet e përbëra kërkojnë një përcaktim të këndit me
kllapa si dhe një përcaktim të këndit të pjerrët
! gjithmonë provojeni në fillim në një material të
padobishëm
Funksionimi i veglës $
- vendoseni pajisjen në pozicionin e punës
! sigurohuni që materiali i punës është i kapur fort
me tavolinën e sharrës dhe me guidën J
! sigurohuni që thika e sharrës të mos bjerë në
kontakt me guidën J 3, kapësen H 3 apo të
pengojë pikat ndihmëse të ndalimit
! gjerësia e prerjes përcaktohet nga gjerësia e
dhëmbëzave të lamës dhe jo nga gjerësia e trupit
të lamës
- lidhni spinën me burimin e energjisë
- ndizeni veglën duke tërhequr çelësin Q në dorezë A
! çelësi Q nuk mund të bllokohet, prandaj mbajeni
të shtypur gjatë punës
- shtypni njëkohësisht levën e sigurisë C për drejtimin e
krahut të veglës poshtë
! mos i kryqëzoni krahët kur përdorni krahun e
pajisjes
- sharroni materialin e punës me një progres uniform
! mbajini gishtat, duart dhe krahët larg nga thika e
sharrës që rrotullohet
! vegla duhet të arrijë shpejtësinë e plotë para të
lama të hyjë në materialin e punës
- fikeni pajisjen duke lëshuar çelësin Q
Ndërrimi i thikës së sharrës %
! hiqni spinën
- lironi vidhën e pllakës së kapakut R1 me një kaçavidë
Phillips (mos e zhvidhosni plotësisht)
- shtypni levën e sigurisë C 3 dhe rrotulloni mbrojtësen
S plotësisht mbrapsht
- shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues T dhe
mbajeni ndërsa hiqni bulonin e thikës R2 duke
rrotulluar çelësin heksagonal R në drejtim ORAR (= në
të njëjtin drejtim me shigjetën e printuar në thikën e
sharrës)
- lëshoni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues T
- hiqni fllanxhën R3 dhe thikën e sharrës
! ndërroni thikën e sharrës me dhëmbëzat e
sharrës dhe shigjetën e printuar mbi të me të
njëjtin drejtim si shigjeta në mbrojtëse S
- montoni fllanxhën R3
- shtrëngoni fort bulonin e thikës R2 duke rrotulluar
çelësin heksagonal R në drejtim ANTI-ORAR ndërsa
shtypni butonin e bllokimit të boshtit rrotullues T
- shtrëngoni vidhën e pllakës së kapakut R1
Zëvendësimi i elementit të planit të tavolinës ^
Zëvendësoni një element plani të tavolinës me defekt
ose të konsumuar si më poshtë:
! hiqni spinën
- hiqni të 4 vidhat si në ilustrim
- hiqni elementin e vjetër të planit të tavolinës duke e
ngritur në fillim përpara dhe më pas duke e nxjerrë
plotësisht
- vendosni një element të ri të planit të tavolinës
! shtrëngoni fort të 4 vidhat
Kontrolli/rregullimi i përputhjes së thikës në 90° &
! hiqni spinën
- rrotulloni tavolinën e sharrës në pozicionin 0°
- ulni krahun e pajisjes dhe kapeni në vendin përkatës
- kontrolloni për një kënd 90° mes thikës dhe tavolinës
me anë të një plani
- kontrolloni që treguesi i pjerrësisë P të jetë në shenjën
- nëse është e nevojshme, rregulloni drejtimin e thikës
në 90° si më poshtë:
1) lironi dorezën me tre këmbë M
2) rregulloni vidhën P1
3) kontrolloni përsëri me një plan dhe përsëriteni
veprimin nëse duhet
Kontrolli/rregullimi i drejtimit të thikës 45° majtas/djathtas
*
! hiqni spinën
- rrotulloni tavolinën e sharrës në pozicionin 0°
- ulni krahun e pajisjes dhe kapeni në vendin përkatës
- lironi dorezën me tre këmbë M
- rrotulloni krahun e pajisjes në të majtë/në të djathtë në
45°
- siguroni për një kënd 135° mes thikës dhe tavolinës
me një plan këndor
- kontrolloni që treguesi i pjerrësisë P të jetë në shenjë e
këndit 45°
- nëse është e nevojshme, rregulloni drejtimin e thikës
në 45° si më poshtë:

Содержание

Скачать